Bota

Shënohet rritje e lehtë e rasteve të reja me koronavirus në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 12/07/20 |
Al Do

Autoritetet e Mbrojtjes Civile në Itali kanë raportuar 234 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Kjo është një rritje e lehtë krahasuar me ditën e shtunë, kur u raportuan 188 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.

Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.

Një lajm i mirë mund të quhet fakti që në rajonin e Ligurias nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. /Opinion.al

Pas