Bota

“E mendova mashtrim”/I riu ndërron jetë pasi u infektua me qëllim me Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:23 - 12/07/20 |
Al Do

Një pacient rreth të tridhjetave në SHBA, ka ndërruar jetë nga Covid-19 pasi ishte infektuar fillimisht në një nga të ashtuquajturat “festa Covid”.

Dr. Jane Appleby, drejtuesja e spitalit ku ai mori kujdes shëndetësor tha se i riu i kishte bwrw tw ditur se nuk besonte se koronavirusi ishte i vërtetë.

Për këtë arsye ai kishte marrë pjesë në “festat Covid”. Këto lloj festash organizohen nga dikush që është diagnostikuar me Covid-19 dhe në to marrin pjesë persona të shëndetshëm për të parë nëse mund ta marrin virusin.

Organizime të tilla kanë nisur që të mbahen në vende të ndryshme në SHBA, ndërsa njerëzit rrezikojnë jetën për të parë nëse koronavirusi është i vërtetë apo jo.

“Mendoj se kam bërë gabim. Mendova se ishte mashtrim, por nuk është.” – ishin fjalët e fundit që pacienti i tha infermiereve që po kujdeseshin për të në Spitalin Methodist Healthcare në San Antonio, Teksas

Appleby theksoi se ky është vetëm një nga shembujt që tregon se edhe të rinjtë mund të humbin jetën si pasojë e koronavirusit. / Opinion.al

Pas