Një tjetër humbje jete ka ndodhur në spitalin Infektiv, si pasojë e COVID19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive dhe nuk e ka fituar dot betejën me pandeminë.
70-vjeçari, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë. Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me koronavirus e kanë humbur betejën me sëmundjen.