Rajoni

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 13/06/20 |
Al Do

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person 71 vjeçar si pasojë e virusit COVID-19.

Viktima nga komuna e Prizrenit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftim.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,384.

Prej tyre, 921 pacientë janë shëruar dhe 32 kanë vdekur./ Opinion.al

Pas