Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shenjat e horoskopit më me fat për Majin

2022/05/03 at 7:33 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dy shenjat më me fat të horoskopit

12. Bricjapi


Shenjë kardinale që vjen në këtë pozicion sepse Mërkuri i kundërt iu sjell probleme me punën e shëndetin. Duhet ta marrin me qetësi këtë periudhë dhe të mbarojnë punët prioritare, nuk duhet të bëjnë ndryshime të herëpashershme. Jupiteri në Maj, nga shenja e Peshkut në datën 11 hyn në Dash dhe ndryshon energjia e planetit. Në shenjën e Bricjapit do sjellë disa strese në jetën familjare që lidhen me zgjerimin e saj, pronësinë e përbashkët apo bashkëjetesën. E gjithë kjo iu sjell stres dhe duke qenë tipa të përmbledhur nga ky zgjerim i Jupiterit në Dash, i cili është luftarak dhe me shpërthime emocionale, mund të mos iu shkojë dhe nuk do ndihen rehat.

11. Demi

Kaluan një eklips diellor, hëna e re jep më shumë optimizëm por janë në një moment kritik. Do ndryshojë jeta personale e familjare dhe do kenë gjëra tërësisht të reja nga ç’kanë patur. Urani në shenjën e tyre nuk do i lërë gjërat të sigurta, të parashikueshme. Mërkuri i kundërt në Binjak rikthen çështjet ekonomike që do kërkojnë vëmendjen e tyre për t’u stabilizuar që do hasin pengesa nga data 10 e tutje.

10. Virgjëresha

Marsi në Peshk përballë shenjës së tyre gjatë muajit, pavarësisht lajmeve të mira ekonomike që do kenë, duhet të kenë kujdes me provokimet, përballjet dhe antagonizmin që mund t’iu bëhet. Ndihen sikur janë gjithnjë në pritje të një ngacmimi apo të vendosur në qendër të vëmendjes ndaj duhet ta kenë kujdes. Mërkuri i kundërt sjell diçka lidhur me karrierën, një punë nga e kaluara që mund t’i sjellë fat me rikthimin e saj. Të gjithë ata që tentojnë të rregullojnë diçka lidhur me karrierën, për ta vendosur në nivel tjetër dhe riparë atë ku janë, do të jetë një sinjal shumë i mirë që ta bëjnë këtë gjë deri në datën 24 Maj me mençuri dhe kujdes.

9. Akrepi

Një nga shenjat e qëndrueshme dhe vijnë të dytat në radhë që do ta kenë të vështirë muajin Maj. Hëna e plotë në datën 16 goditet nga Saturni dhe do ketë disa pesha. Akrepët e 10-ditëshit të dytë, futja e Jupiterit në Dash që është evenimenti kryesor do i prekë dhe do kenë një punë shumë të gjatë që duhet të rendin shumë. T’i  japin vëmendje edhe shëndetit.

8. Binjakët

Mërkuri kthehet i kundërt dhe shumë plane e projekte të tyre duhet të rishikohen. Komunikimi ose avancimi në planet e reja duhet të jetë pas datës 10. Puna e shëndeti fillojnë marrin një lloj stresimi. Jeta sociale do jetë shumë flirtuese dhe çfarë nuk shkon mirë në punë do e kompensojnë në dashuri.

7. Peshorja

Do ketë Jupiterin përballë. Disa mund të ndahen në çift por disa edhe mund të martohen, ndaj janë dy kahe ekstreme. Çështjet ekonomike kanë shumë rëndësi sepse eklipsi në Akrep do ta prishë pak ekuilibrin e tyre. Çështjet e jashtme, kontaktet dhe çështjet ligjore t’i shohin me kujdes.

6. Peshqit

Nga shenja më me fat kalojnë në një ekuilibër sepse do merren shumë me çështjet ekonomike dhe do kenë  pengesa rrugës. Marsi në shenjën e tyre i bën pak konfliktualë, të ashpër e posesivë dhe do nxjerrin një lloj peshkaqeni më të fuqishëm, ndaj do shohin sa të fuqishëm apo sa do mbështeten me shpatulla pas murit. Ata që kanë marrëdhënie me Peshqit nuk duhet të veprojnë kështu me ta sepse mund të hasin një reagim të papritur.

5. Luani

Afërdita dhe Juptieri në Dash i japin çlirimin e bukur të dashurisë, hapen dritare e mundësia, një fushë me lule për ta. Luanët e lindur në 10-ditëshin e dytë kanë pengesë Hënën e plotë në Akrep që do jetë një rrëmujë në çështjet familjare, të cilat nëse nuk janë të qarta t’i shohin mirë.

4. Ujori

Janë me fat sepse Mërkuri i kundërt nuk i prek shumë. Ujorët e 10-ditëshit të dytë me Hënën e plotë në Akrep do tentojnë të ndryshojnë fatin e tyre lidhur me martesën apo karrierën. Kanë marrë shumë tentativa të mira lidhur me çështjet ekonomike. Do marrin e do japin shumë mesazhe, do jenë ekspresivë, strategë e do jenë në lëvizje. Të kenë kujdes rikthimet erotike në jetën e tyre të personave nga e kaluara që nuk i kanë zgjedhur me shumë kujdes dhe nuk kanë thënë fjalën e fundit.

3. Shigjetari

Një nga shenjat më erotike në Maj, Jupiteri e Afërdita në Dash i çliron nga çdo zinxhir që i ka bllokuar. Do kenë probleme në martesë sepse Mërkuri i kundërt i përball me  probleme.  Marsi në Peshk, antagonizmi do jetë i madh. Të shijojnë gjërat e mëdha por të mbrojnë krahët përpara se të sulmojnë përpara.

2. Gaforrja

Jupiteri dhe Afërdita janë në Zenith dhe do kenë shumë publicitet, do merren me karrierë, do bien në sy dhe do avancojnë në plane e projekte. Mund t’iu jepet dhe mundësia të bëjnë histori. Nëse janë të përmbajtura mirë, nëse jo do të djegin gjithçka e do e rindërtojnë prapë.

  1. Dashi

Afërdita ka hyrë në shenjën e tyre dhe Jupiteri, planeti i fatit do i ndihmojë. Do merren me çështjet ekonomike sepse janë problematike dhe komunikimi me njerëzit e afërt. Duhet të japin mesazhe të qarta sepse një ndërlikim mund t’i kthejë punën mbrapsht.



Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Hepatit akut, 150 fëmijë të infektuar në Britani

Hepatit akut, 150 fëmijë të infektuar në Britani

Devijimi i rrugës në Rinas, kreu i ARRSH: Zgjidhje provizore

Devijimi i rrugës në Rinas, kreu i ARRSH: Zgjidhje provizore

Sllovakia, Hungaria s’i mbështesin sanksionet mbi energjinë ruse

Sllovakia, Hungaria s’i mbështesin sanksionet mbi energjinë ruse
















TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com