-U tha në Opinion

“Shengeni Ballkanik”, Meta: S’ndaloj iniciativën e askujt për të bërë foto


               Publikuar në : 22:28 - 14/11/19 |
Geljano Fataj

Blendi Fevziu: Ka pasur një nisëm e cila ka mbledhur presidentin e Serbisë, kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në Ohër dhe më parë në Novi Sad me idenë e një “Shengeni Ballkanik”. Në gjykimin tuaj ju keni kompetenca të politikë së jashtme, është një ide e mirë apo jo? Kosova e ka kontestuar me strukturat e saj.

Ilir Meta: Unë nuk ndaloj iniciativën të askujt, për t’u takuar, për të diskutuar, për të bërë foto e kështu me radhë.

Blendi Fevziu: A ju ka pyetur kryeministri për këtë?

Ilir Meta: Jo, nuk ka asnjë problem. Nuk është ky shqetësimi im.

Blendi Fevziu: Si e shpjegon që Vuçiçi është president dhe fton dy kryeministra, pra nuk shkon kryeministrja e Serbisë, por presidenti i Serbisë.

Ilir Meta: Nuk është fare e rëndësishme, nuk kam asnjë shqetësim për këtë. Nuk është ky problemi. Problemi është që çdo iniciativ rajonale duhet ti shërbejë faktorizimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe forcimit të projektit të integrimit europian të Shqipërisë. E pra. E dyta, shqetësimi im është që nisma të tilla duhet të diskutohen për impaktin që kanë me grupet e biznesin me njerëzit që kanë disa vlera. Patjetër nuk e kuptoj një iniciativ rajonale kur nuk konsultohet që në fillim Kosova, Mali i Zi edhe vende të tjera të rajonit. Unë jam pro çdo iniciative rajonale që e forcon rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Energjitë tona tani duhet të jenë në kushtet e Bundestagut, vetëm ato na çojnë përpare dhe do të përmirësojnë atë klimë ndaj Shqipërisë./ Opinion.al

Pas