Sport

Kosova mposhtet në Çeki, “djeg” mundësinë e parë për Euro 2020


               Publikuar në : 22:46 - 14/11/19 |
Opi Nion

Kosova është mposhtur ditën e sotme nga Çekia. Ndeshja e luajtur në transfertë u fitua nga Çekia me rezultatin 2-1, duke bërë kështu që Kosova të mos sigurojë një biletë për Euro 2020, të paktën nga eliminatoret e këtij kompeticioni.

Me këtë fitore, Çekia ka siguruar matematikisht finalet e Euro 2020. Kosova vuajti shumë në këtë ndeshje, megjithatë, me fillimin e pjesës së dytë befasoi duke kaluar në avantazh me një gol mjaft të bukur të realizuar nga Nuhiu.

Megjithatë, çekët reaguan shpejt. Fillimisht goditën dy herë radhazi traversën, ndërsa pak minuta më pas realizuan dy gola të shpejtë, duke e vulosur kualifikimin e tyre në Euro 2020.

Ndërkohë, Dardanët do të luajnë në muajin mars “playoff”-in në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë e nëse do të fitojë në këtë takim, do të ndeshej në finale me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. Fituesja e “playoff”-it fitoi një biletë për finalet e Euro 2020./ Opinion.al

Pas