Kryesore

“Shëndetësi falas”, Basha: Rama gënjeu, është artist i vjedhjes


               Publikuar në : 20:01 - 15/09/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demkratike ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj qeverisë “Rama”.

Krahas videos, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama premtoi shëndetësi falas, por ai nuk e mbajti premtimin dhe së bashku me oligarkët vodhi 385 milionë euro.

Krydemokrati thekson se në spitale mungojnë ilaçet beza, ndërsa në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Kreu i PD e ka cilësuar Ramë si artist i vjedhjeve dhe se i përdorë paratë e qytetarëve për qejfe personale.

Postimi i Bashës.

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk./ Opinion.al E.Xh.

Pas