Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasqyra politike javore 9-15 shtator, çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë

2019/09/15 at 9:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Pasqyra politike javore 9-15 shtator, çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë

Meta në Komisionin hetimor


Presidenti i Republikës, Ilir Meta u paraqit të hënën përpara Komisionit hetimor të posaçëm për shkarkimin e tij. Meta argumentoi se nuk kishte shkelur Kushtetutën duke përdorur tre aspekte  kryesore; aspektin ligjor, atë të sigurisë kombëtare dhe interesat e Shqipërisë. Ligjërisht Meta tha se vendimi i tij bazohej në praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe të presidentëve të tjerë Shqiptarë. Ai solli një vendim të GJEDNJ ku me pak fjalë përcaktohej se zgjedhjet me një kandidat nuk garantojnë të drejtën e zgjedhjes së votuesve. Meta përmendi gjithashtu rastet e kaluara kur zgjedhjet janë shtyrë nga Presidenti Ramiz Alia, Moisiu dhe Nishani. Në aspektin e sigurisë kombëtare  ai solli një argument të panjohur më parë për publikun.

“Kam pasur informacione të besueshme se persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor për djegien e kuvendit të Shqipërisë, prandaj kam anuluar dekretin e 30 Qershorit”, tha kreu i shtetit. Këtë raport Meta tha më vonë se do tja vinte në dispozicion komisionit hetimor dhe Kuvendit duke zbatuar rregullat të cilave i nënshtrohet një dokument i klasifikuar si sekret.

Në aspektin e interesave të Shqipërisë Meta argumentoi se vendimi i tij për të shmangur zgjedhje me një kandidat bëhej për të mos penalizuar vendin në rrugën e integrimit europian. “Negociatat për anëtarësim nuk mund ti hapen një vendi që nuk ka zgjedhje demokratike” tha Meta duke ju referuar edhe raportit të OSBE/ODIHR-it.

Gjatë dëshmisë së tij Meta u tregua i ashpër me forcat kryesore politike duke i quajtu “të papërgjegjshëm” dhe “të çmendur” për situatën që i kanë krijuar vendit.

Komisioni i Venecias dhe përpjekjet për dialog

Një delegacion i Komisionit të Venecias mbërrit të hënën në Shqipëri për të mbledhur fakte para se të shqyrtojë kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Delegacioni zhvilloi takime me anëtarët e opozitës jashtë Kuvendit, me përfaqësues të mazhorancës, opozitës parlamentare, kryeparlamentarin Ruçi, Presidentin Meta, kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesit e KQZ-së, gjykatësen e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe anëtarët e Komisionit Hetimor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor” tha një prej anëtarëve të delegacionit në përfundim të takimeve.

Përmbajtja e takimeve nuk u zbulua nga palët por deputetja Rudina Hajdari tha se pyetjet e tyre ishin më shumë politike se ligjore ndërsa Presidenti Meta ndihej i sigurt në një vendim në favor të tij pasi deklaroi se “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen”. Konkluzionet e ‘Venecias do të dalin më 11 shtator ç’ka do të thotë se puna e Komisionit hetimor të posaçëm do të shtyhet me shumë gjasa duke qenë se mandati i tyre përfundon më 8 tetor.

Ardhja e delegacionit të Venecias dhe takimi me të gjitha palët krijoi një frymë se mund të arrihet një marrëveshje për dialog politik mes palëve. Tonet e zbutura të Presidenti në Komision dhe afrimi i datës 18 tetor ku do të jepet vendimi për çeljen e negociatave për  anëtarësim ishin shenja se dialogu mund të vendosej. Kreu i opozitës, Lulzim Basha pati një takim në presidencë me Metën ndërkohë që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se forca e saj politike ishte gati të shkonte në zgjedhje me ose pa Ramën kryeministër. Megjithatë këtë qëndrim duket se nuk e ka mbështetur Partia Demokratike. Lulzim Basha nëpërmjet reagoi duke thënë se zërat e një marrëveshjeje midis PD dhe PS janë jo të vërteta.

Megjithatë zërave pro dialogut këtë javë ju bashkua edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili tha se një bazë e mirë për nisjen e dialogut mund të jetë reforma zgjedhore. Mazhoranca i ka ofruar opozitës një vend në komisionin e reformës zgjedhore dhe të drejtën e vetos.

Një kryebashkiak tjetër me probleme me drejtësinë?

Partia Demokratike nuk ka preferuar ti përgjigjet drejtpërdrejtë cështjes së dialogur por ka vijuar edhe këtë javë me denoncime. PD akuzoi kryebashkiakun e Vaut të Dejës Mark Babanin, se “Është i ndaluar/dënuar/dëbuar në Itali dhe Maqedoni dhe se ka fshehur edhe 3 identitete të tjera.”. Në lidhje me këto akuza PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të kryente verifikimet e nevojshme. Vetë Babani tha se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe se ai është i gatshëm për cdo verifikim të mundshëm. Në një intervistë ai madje tha se është “ hero i Ballkanit se ka prurë një punë të re në Ballkan” duke ju referuar sipërmarrjes së tij.

Partia Demokratike paralajmëroi gjithashtu këtë javë se disponojnë prova, edhe në formë videosh, për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 30 qershorit. Detaje nga kjo dosje pritet të bëhen publike por PD tha se ajo do ti dorëzohet partnerëve ndëkombëtarë për të delegjitumuar procesin e 30 qershorit.

Çelja e negociatave për anëtarësim, javë diplomatike

Këtë javë u shpall struktura e re e Komisionit Europian. László Trócsányi, ish ministri i drejtësisë në Hungari do të zëvendësojë Komisionerin Hahn për çështjet e fqinjësisë dhe zgjerimit në Bashkimin Europian. Si struktura e re dhe komisioneri i ri nuk janë sinjale premtuese për hapjen e dyerve të Europës. Komisioni për zgjermin nuk ishte pjesë e tetë më të rëndësishmëve dhe vendosja e një prej njerëzve të besuar të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në krye tregon se Europa do të ketë një qasje më të mbyllur dhe këkuese ndaj zgjerimit. Komisioneri i ri nuk është shprehur ende, por kryeministri Orban ka qenë në favor të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor por marrëdhëniet e tij janë më të ngushta me presidentin serb Aleksandër Vucic, atë malazez Milo Gjukanovic dhe ish-presidentin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski. Pra nuk dihet ende se si do të ndikojë kjo situatë për Shqipërinë.

Zërat që janë shprehur më së shumti gjatë javës në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë kanë qenë nga Gjermania. Ministri i Jashtëm Heiko Mass u shpreh në favor të celjes së negociatave por pranoi se Bundestagu ishte i ndarë për këtë cështje.

Këtë e konfirmoi edhe Kreu i Komitetit të Çështjeve Europiane të Bundestagut, Günter Krichbaum, i cili megjithëse vlerësoi progresin e Shqipërisë tha se “në Bundestag kjo çështje është duke u diskutuar”, ndryshe nga Maqedonia e Veriut e cila siç tha ai “shihet me sy shumë pozitiv”.

Kryeministri Rama ishte në Berlin ku zhvilloi takime në Komitetin e Çështjeve Europiane dhe me Kancelaren Merkel. Ai tha se kishte marrë vlerësime dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë nga kancelajrja. Po atë ditë në mediat gjermane shkruhej se Shqipërisë do ti vendosen kushte të reja pasi koalicioni qeverisës  “nuk e sheh si të përshtatshme krizën dhe pasigurinë ligjore në Shqipëri”.

Një tjetër pikëpyetje e re në lidhje me procesin e integrimit është ngritur nga Greqia. Kryeministri Mitotakis është shprehur se Greqia nuk do të mbështesë çeljen e negociatave me Shqipërinë nëse nuk ndryshohet qasja ndaj minoritetit grek. Të dy krerët e qeverive mund të takohen në Asamblenë e OKB-së javët në vijim ndërkohë që kryeministri Rama do të presë të martën në Tiranë, Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk në lidhje me çështjen e negociatave. / Përgatiti për Opinion.al, Aldo Baxhaku



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Policia ndalon pas asnjë shpjegim12 shoferë të firmave të gurit në Poliçan

Policia ndalon pas asnjë shpjegim12 shoferë të firmave të gurit në Poliçan

Tirana përsëri pa energji elektrike, këto janë zonat që preken

Tiranë/ Nesër 6 orë pa energji elektrike, ja zonat që preken

Ndahet nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku

Ndahet nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}