Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku

2019/09/15 at 10:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndahet nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku

Është ndarë nga jeta në moshën 100 vjeçare ish-gjenerali Rrahman Parllaku. Ai është njohur ndryshe dhe si “Gjenerali i 3 epokave”.


Parllaku lindi në fshatin Novosej të Lumës. Shkollën fillore e kreu në Shishtavec. Në moshën 12-vjeçare ka filluar punë me babanë dhe vëllanë në profesionin e pastiçierit nga viti 1932 në Cakran të Mallakastrës dhe nga viti 1936 në Selenicë të Vlorës.

U kthye përsëri për të vazhduar shkollën dhe për të dhënë provimet. Me ndihmën dhe këmbënguljen e mësuesit të tij Salih Kolgeci, dhe të drejtorit të shkollës Myslim Sina nga Tërbaçi i Vlorës, arrin ta përfundojë arsimin fillor 5 vjeçar.

Më 1930, babai i Rrahmanit, Latifi , së bashku me të vëllain u largua për në Vlorë dhe Cakran të Mallakastrës. Nga viti 1936 deri në vitin 1939, Rrahmani punoi në Selenicë të Vlorës.

Në prag të pushtimit fashist të 7 prillit 1939 me vëllanë Selimin kushëririn Baftjarin bashkë me popullin e Selenicës zbritën në Vlorë për të kërkuar armë për të mbrojtur vendin nga pushtimi fashist. Të zhgënjyer e dëshpëruar nga qëndrimi i mbretit dhe qeverisë, që nuk e armatosën e organizuan popullin për luftë kundër fashizmit, u kthyen në Selenicë. Në nëntor 1939, hapën një lokal pasticeri në qytetin e Vlorës.

Në protestën e zhvilluar më 28 nëntor 1941 kundër pushtuesve iu dha rasti që në kulmin e entuziazmit të protestuesve të dalë në krye për të mbajtur flamurin kombëtar që përpiqeshin ta rrëmbenin fashistët, aty mori një goditje në kokë. Pas kësaj dite përfshihet në njësitet guerile të qytetit, fillimisht guerilas i thjeshtë, pastaj përgjegjës grupi e njësiti dhe me pranimin si anëtar i Partisë Komuniste.

Me 6 janar 1943 u caktua komandant i njësiteve guerile të qytetit të Vlorës deri më 28 nëntor 1943, kur e transferuan me detyrë komisar batalioni. Pas rezultateve të mira në drejtimin e batalionit në luftimet kundër forcave naziste dhe ruajtjen e kompaktësisë të efektivit gjatë Operacionit armik të Dimrit 1943-1944, emërohet zëvendëskomisar i Brigadës së 8-të, e përuruar më 26 prill 1944 në Sheper të Gjirokastrës. Gjatë muajit maj u mor me organizimin e Brigadës së 12-të Sulmuese dhe mbrojtjen e Kongresit të Përmetit. Më 8 qershor 1944 transferohet në Brigadën e 3-të Sulmuese dhe së bashku me anëtarët e shtabit që drejtonin këtë njësi përballoi me sukses Operacionin e qershorit të ushtrisë naziste. Pas këtij operacioni me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, brigada kalon në Shqipërinë e Mesme, me detyrë të spastrojë nga armiqtë zonat malore të Elbasanit e Tiranës e të sigurojë nga shpina forcat e Divizionit të 1-rë, që vepronin në Mat e Dibër dhe të mbronte bazën e Bizës, ku hidhnin materiale avionët aleatë. Në fillim të shtatorit, brigada me urdhër të Komandës së Përgjithshme mori për detyrë që së bashku me Brigadën e 5-të të kalonin në Kosovë për të shpejtuar çlirimin e kësaj zone e të ndihmonin në ngritjen e Këshillave Naconalçlirimtare si organe të pushtetit të ardhshëm për përfshirjen në masë të kosovarëve në luftë për t´ju bashkuar frontit antifashist të popujve dhe të dëmtonin e pengonin forcat gjermane në tërheqje.

Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të dhe u gradua kolonel. Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut. Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë. Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat. Me shkrirjen e saj e nxorën në lirim dhe e caktuan sekretar politik i Komitetit Qarkor të PK të Shkodrës. Me kërkesën e tij rikthehet në ushtri në detyrën e drejtorit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1947 i jepet grada kolonel.

Në dhjetor të vitit 1947, Parllaku u caktua në detyrën e drejtorit Politik të Ushtrisë, detyrë të cilën e kreu deri në prill të vitit 1948, kur u dërgua të studionte jashtë shtetit. Parllaku ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike “Voroshillov”. Pas kthimit nga studimet, ai u emërua drejtor i Drejtorisë së Organizim-Mobilizimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1952-1954 caktohet në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes e drejtor i Prapavijës së Ushtrisë dhe mori gradën e lartë të gjeneral-majorit. Gjatë viteve 1954-1961 do të shërbente si zëvendësministër i Mbrojtjes për përgatitjen luftarake të ushtrisë.

Nga viti 1961 deri në vitin 1967 kreu detyrën e komandantit të Forcave Ushtarako-Detare dhe më pas komisar i këtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-leitnant. Në vitet 1969-1970 do të shërbente si komisar i Forcave Ushtarako-Ajrore dhe një vit më vonë u emërua zëvendësministër për Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë. Për merita të veçanta i është dhënë titulli “Hero i Popullit” dhe është dekoruar me 9 urdhra e tri medalje të luftës dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak. Parllaku, ka qenë zgjedhur deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973. Gjeneral Parllaku ka qenë kandidat i KQ të PKSH që nga tetori i vitit 1944 deri në Kongresin e Parë.

Në kongresin e Katërt rizgjidhet përsëri kandidat i KQ të PPSH dhe në Kongreset e Pestë e të Gjashtë anëtar i këtij Komiteti. Parllaku u arrestua dhe dënua për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandës me rrezikshmëri të lartë”. Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991), si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”. Duke pasur akuzën e rëndë të “tradhtisë ndaj atdheut”, të ashtuquajturit pjesëtarë të këtij grupi: Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako e Rrahman Parllaku nuk amnistoheshin nga ligjet në fuqi. Në rekursin e bërë nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë, dhe pushimin e akuzave të mësipërme. Ai është kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Ndarja nga jeta e ish-gjeneralit Parllaku, Meta: I pathyer në çdo betejë

Ndarja nga jeta e ish-gjeneralit Parllaku, Meta: I pathyer në çdo betejë

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Furgoni përplaset me autobusin, plagosen dy persona

Beogradi fajësohet për nxitje tensionesh te serbët e Kosovës

Beogradi fajësohet për nxitje tensionesh te serbët e Kosovës
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}