Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se sot opozita do të marrë vendime politike. Reagimi i Bashës vjen pas aksionit të ndërmarrë nga fadroma dhe policia për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Basha thotë se policia ka dhunuar të pranishmit në godinën e teatrit. Ai bën me dije se mes tyre jaë edhe Flamur Noka dhe kreu i FRPD i cili ndodhet ende në komisariat.
Kreu i PD njoftoi se grupi opozitar do të mblidhet sot për të marrë vendime politike.
“Dhunuan gratë, rrëzuan kamerat, dhunuan drejtues të opozitës se u shkuan në ndihmë. Flamur Noka ja ku është mund ta pyesni, përdorën ndaj tij dhunë. Kreu i FRPD ndodhet në komisariat. Gjithcka ndodhi në orët e para të ditës. Opozita do të mblidhet sot dhe të marrë vendime politike” tha Basha. /Opinion.al