Aktualitet

Shembja e Teatrit, Europa Nostra: Ditë e trishtë për demokracinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 17/05/20 |
Al Do

“Europa Nostra” ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar këtë të sotmen si një “ditë të trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë” jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë.

“Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”, shkruan “Europa Nostra” në Twitter.

Në orët e para të mëngjesit policia dhe fadroma ndërhyri tek Teatri Kombëtar dhe nisi shembjen e godinës. /Opinion.al

Pas