Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëmbet shkolla bujqësore amerikane “Charles Telford Erickson”

2020/07/12 at 8:31 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 9 min
A A
Shëmbet shkolla bujqësore amerikane “Charles Telford Erickson”

Nga: Mal Berisha


E themeluar me 20.09.1925, ajo bashkë me Shkollën Teknike “Harry Fultz”, ishte dëshmia e parë e Investimeve Amerikane në Shqipëri dhe vatra e edukimit të mijëra agronomëve, veterinerëve, zooteknikëve dhe speciaistëve të bujqësisë shqiptare;

Themelet e saj ishin ndërtuar me një donacion prej 10.000 dollarësh të dhënë nga Presidenti i 31- të amerikan, Herbert Hoover;

Më 1925 shkolla quhej Instituti Shqiptaro – Amerikan, deri më 1939; Më pas Teknikumi Bujqësor “Ylli i Kuq”; Në vitin 2012 mori emrin Shkolla Profesionale “Charles Telford Erickson”.

Enver Hoxha në librin e tij “Rreziku Anglo – Amerikan për Shqipërinë” kishte deklaruar: “Kurrë nuk do të shkelin më këtu armiq të Shqipërisë siç ka bërë Charles Telford Erickson”, pra themeluesi i kësaj shkolle.

Herë pas here shkoi dhe vizitoi shkollën Bujqësore “Charles Telford Erickson”, në Golem, pasi më duket sikur aty gjej gjurmët e lëna nga një njeri që e deshi Shqipërinë me gjithë forcën e shpirtit, duke bërë sakrificat më të mëdha deri në humbjen e një fëmije dhe të bashkëshortes. Këto ditë korriku ndërkohë që isha me pushime në Qerret, mendova të shkoja edhe një herë, veç të tjerash,  të bëja edhe një donacion me librat që kam shkruar për këtë shkollë.  Ajo çfarë pashë aty, më tmerroi.

Rrënimi i trashëgimisë tonë Shqiptaro – Amerikane.

Në vijim të shkatërrimit të trashëgimisë perëndimore dhe të akteve vandaliste, këto ditë është shembur simboli i parë i mardhënjeve Shqiptaro – Amerikane:  Instituti Bujqësor Amerikan i Kavajës, i themeluar me datën 20 Shtator 1925. Ky akt është kryer në kohë Pandemie, në shkelje të çdo ligji dhe rregulli dhe në heshtje të plotë, jashtë syve të publikut, fshehurazi dhe për interesa të mafias së ndërtimit, pranë qeverisë.

Kujdesi i Legatës Amerikane në Tiranë për atë  shkollë:

Më 28 Korrik 1922 në Tiranë pat filluar punën Legata Amerikane. Ministri i parë amerikan ishte Ulyses Grand – Smith. Në stafin e tij bënin pjesë Rodgers, J. Donals,  sekretar i Parë,  Minor Georg dhe Charles Telford Erickson, zyrtar të legatës, ndërsa nga stafi lokal ishte Kol Kuqali, i cili u pushkatua në vitin 1947 nga rregjimi i Enver Hoxhës.

Hapja e Legatës  Amerikane  u prit me gëzim të madh si  rrjedhojë e një simpatie të madhe që ishte krijuar në Shqipëri për Amerikën, për shkak të mbrojtjes që Presidenti Wilson i bëri Shqipërisë në Konferencën e Paqës në Paris, 1919. Nga ana tjetër shqiptarët kishin arritur të fitonin simpatinë e Amerikës nëpërmjet të Federatës Pan – Shqiptare, “VATRA”.

Ishte VATRA që e kishte dërguar pranë delegacionit shqiptar të drejtuar nga Turkhan Pasha në Konferencën e Paqës në Paris, misionarin e shquar dhe mikun e jashtëzakonëshëm të Shqipërisë, Charles Telford Erickson, një diplomat të cilit i takoi edhe nderi që të merrej me hapjen e Legatës Amerikane në Tiranë, në vitin 1922-1923.

Kush ishte Charles Telford Erickson:        

Për herë të parë, Erickson erdhi në Shqipëri bashkë me të shoqen Carry – in dhe tre fëmijë, në vitin 1908 dhe qëndroi deri në vitin1937, herë në Shqipëri dhe herë jashtë saj, por pa reshtur së punuari për vendin tonë, gjë që e bëri edhe pas largimit, deri sa vdiq në moshën 99 vjeçare, në vitin 1966.

Ai jetoi pak kohë në Korçë dhe më pas një vit në Tiranë, 1908 – 1909. Që aty u dëbua prej turqëve dhe u vendos në Elbasan, 1909 – 1912, ku hapi një shkollë shqipe. Aty u shtua me dy vajza por i vdiq djali i madh. Në vitin 1912 pushtuesit serbë e arrestuan në Durrës dhe e dëbuan  si  armik i Serbisë dhe mik i shqiptarëve. Në vitin 1913, u kthye në Shqipëri si korrespendent i revistës angleze “The Economist” ku shkruajti një seri artikujsh për Shqipërinë dhe Kosovën.  Erickson iu përgjigj  ftesës së “VATRËS” për t’ju bashkëngjitur delegacionit shqiptar që mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin1919.

Historia e mbrojtjes së Shqipërisë nga Presidenti i 28-të amerikan, Woodrow Wilson në Konferencën e Paqës në Paris, është e lidhur plotësisht me veprën e Erickson-it pasi ai për 15 ditë rresht e “bombardoi” Presidentin Wilson me letra, duke i shpjeguar se kush janë shqiptarët, ndërsa i tregon edhe për lakmitë e fqinjëve tanë në ato kohëra. Me 24 Prill 1919, Wilson lëshon deklaratë në mbrojtje të Shqipërisë.

Më 20 Shtator 1925 Erickson inaguron Institutin Shqiptaro –  Amerikan të Bujqësisë, në Golem të Kavajës. Ai sjell mësues nga Amerika dhe e drejton shkollën për vite të tëra.

Në vitin 1931, për kontributin e vyer që kishte dhënë ndaj Shqipërisë, Mbreti Zog i I – rë e dekoron me Urdhrin e Kalorësit të Skënderbeut. Erickson pasi largohet nga Shqipëria u caktua nga VATRA si vëzhgues në Konferencën Themeluese të Kombeve të Bashkuara, në San Francisko, në vitin 1945. Më pas ai shkruan pesë libra nën një titull të përbashkët: “Shqipëria – Enigma e Ballkanit” të cilat mbetën të pabotuara në fondin e tij, në Yale University Divinity Library, në Hartford, Connecticut, në Amerikë. Autori i këtij shkrimi ka patur nderin t’i zbulojë, t’i përkthejë, dhe t’i botojë në një libër tre volumesh në vitin 2012.

Midis tërë këtyre gjërave që ai bëri për vendin tonë ishte hapja e asaj shkolle  si dhe një shkollë tjetër për vajza, në Kavajë.

Një histori e shkurtër e Shkollës “Charles Telford Erickson” në Golem, Kavajë.

Themeluesi i kësaj shkolle ka patur miqësi me Fan Nolin. Ty dy kishin ardhur në Shqipëri nga Amerika dhe të dy pajtoheshin se arsimimi në Shqipëri mbetej me të vërtetë prapa asaj çfarë kishin bërë vendet e tjera ballkanike.

Më 15 nëntor 1921, Fan Noli, në postin e Ministrit të Jashtëm,  i kërkoi Erickson-it të paraqiste me shkrim një propozim, ku të përqendrohej në ato zona ku arsimi shqiptar duhej të luante një rol kryesor në shoqëri. Disa ditë më vonë, ai bashkë me Ali Cungun, i paraqitën qeverisë shqiptare propozimin për ndërtimin e shkollës së Kavajës.  Më 16 Tetor 1922 qeveria shqiptare i komunikoi Erickson-it se në përgjithësi ata e miratonin idenë e tij për një Kolegj Bujqësor, megjithëse, siç theksohej, qeveria ende nuk ishte në situatë të përshtatshme financiare.

Meqë financimet për këtë projekt do të vinin nga ShBA-ja, Erickson-i i kërkoi qeverisë t’i jepte ndonjë zonë që ishte në pronësi të shtetit, ku të ngrihej Kolegji Kombëtar i Bujqësisë, me një fermë model dhe stacion eksperimental pranë tij.

Me datën 8 Mars 1922, Kryeministri i kohës, Ahmet Zogu, e informoi Erickson-in se atij i lejohej të zgjidhte nga një listë prej tetë ose dhjetë fermash më të mira në pronësi të shtetit, për ta ngritur shkollën. Më 4 korrik 1922, Erickson-i u njoftua se qeveria i kishte dhënë lejen për tokën e Kavajës. Më 28 maj 1923, Parlamenti Shqiptar i dha miratimin përfundimtar projektit të Erickson-it. Në veçanti, Erickson-i i ishte mirënjohës përpjekjeve personale të Ahmet Zogut, i cili, që në fillim, kuptoi ndikimin potencial që do të kishte projekti i tij.

Erickson-i u nis për mbledhje fondesh në Shtetet e Bashkuara, por Zogu i kërkoi atij që të themelonte edhe një shkollë vajzash, sepse, sipas tij, “në qoftë se Shqipëria donte të kishte sukses në proçesin e ndërtimit të shtetit, edhe gratë duhej të ndihmonin me kontributin dhe përpjekjet e tyre.”

Më 4 shkurt 1924, Erickson-i i dërgoi kolonelit Ernest T. Bisknell një letër dhe një kopje bashkëngjitur, të memorandumit mbi shkollën, në të cilën i shpjegonte qeverisë amerikane se qeveria shqiptare e kishte caktuar atë të themelonte Shkollën Amerikane – Shqiptare të Bujqësisë, e cila do të mbështetej financiarisht prej një Bordi Amerikan të besuarish. Erickson-i u vu në kontakt me Herbert Hoover-in, në atë kohë Sekretar i Shtetit për Tregtinë, i cili më vonë u bë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 9 shkurt të vitit 1924, Erickson-i, në një letër që i dërgonte Hoover-it theksonte se nevoja më e madhe e menjëhershme e Shqipërisë ishte modernizimi i bujqësisë së saj.   Erickson-i i shkruan me aq dhimbje dhe simpati për shqiptarët, sa askush tjetër nuk kishte bërë:

“Shqiptarët janë njerëz të tillë që më mirë vdesin sesa të kërkojnë, më mirë mbarojnë në dëshpërimin e vet, sesa të qahen… ata janë një popull tragjik, por një racë heroike”.

Departamenti i Shtetit, më 11 shkurt 1924, e miratoi hapjen e shkollës. Në të thuhej:

“…Projekti i z. Erickson për themelimin e një shkolle për mësimdhënien në fushën e bujqësisë dhe tregtisë në Shqipëri ka miratimin tonë që buron nga zemra.”  

Duke qenë plotësisht i kënaqur me raportin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit, Herbert Hoover vendosi t’i jepte mbështetjen e tij këtij projekti, duke dhënë një donacion prej 10.000 dollarësh, nga llogaria e tij personale, në kushte anonime, me kusht që brenda një viti, Erickson-i të mblidhte edhe një shtesë prej 100.000 dollarësh të tjerë për shkollën.

Erickson-i mblodhi 350.000 dollarë, erdhi dhe  e ndërtoi shkollën bujqësore. Ajo ishte shkolla më e organizuar në Shqipëri dhe njëra prej tre shkollave të huaja të cilat Mbreti Zog nuk i mbylli gjatë “Reformës Ivanaj”, në vitin 1933, për shkak të frymës kombëtare që kishte zbatuar Erickson- i dhe stafi i tij.

Pas ardhjes në fuqi të komunistëve, emri i amerikanëve u zhduk nga faqja e dheut, ndërsa emri  i Erickson – it u ndalua me urdhër të diktatorit. Shkolla e vijoi punën, tanimë nën emërtimin komunist: “Ylli i Kuq”.

Në vitin 2012, me rastin e promovimit të librit historik: “Ch.T.Erickson – Një Amerikan që i kushtoi jetën Shqipërisë”, arrita të sillja në Shqipëri, mbesën e Erickson- it, Mery Morris, nipat e tij, Paul Erickson, i riu, dhe Donald Jonson i biri i Grace Erickson, e lindur në Shqipëri në vitin 1913. Me atë rast, Ministria e Arsmit e emëroi shkollën:

Shkolla Bujqësore “Charles Telford Erickson”.

Sot në hyrjen kryesore të kompleksit shkollor është vënë një tabelë me inicialet:

“Republika e Shqipërisë, M.M.S.R., SHKOLLA PROFESIONALE “Charles Telford Erickson”  Golem Kavajë, 20.09.1925. Ndërsa në hyrjen e shkollës së re ajo mban iniciale të tjera me të njejtën titull: M.A.SH.

Një investim shumë i mirë i Fondit të Zhvillimit ka sjellë ndërtimin e një shkollë të re, brenda këtij kompleksi bujqësor. Por toka e shkollës është tkurrur prej ndërtimeve agresive duke mos iu lënë vend nxënësve as për fiskulturë e jo më për parcela eksperimentale.

Ndërtesa 95 vjeçare e Shkollës Profesionale “Charles Telford Erickson, pëson fatin e Teatrit Kombëtar

Ndërtesa e vjetër,  e ndërtuar nga amerikanët, ishte në gjendje shumë të mirë dhe u kthye në konvikt. Ajo mbarte jo vetëm vlera përdorimi por më shumë se aq edhe vlera historike. Natyrsht që mosha 95 vjeçare e ndërtesës mund të ketë kërkuar riparime dhe mirëmbajtje. Por në vazhdën e tendencës dhe joshjes së papërmbajtshme për të zhdukur çdo gjë nga tradita jonë përendimore, “Rilindja” vendosi t’i rezervojë edhe asaj shkolle fatin e Teatrit Kombëtar.

Momenti ishte ideal: Pandemia dhe zona disi jashtë syve dhe vemëndjes së njerëzve. Kështu u plotësua edhe një kërkesë e mafias së ndërtimit nëpërmjet të zyrtarëve të korruptuar të lidhur me të.

Shembja e asaj ndërtese përbën një atak të turpshëm ndaj historisë së mardhënjeve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo shkon në një vijë me atë që Enver Hoxha pati thënë për Erickson-in.

Dua të kujtoj këtu fjalën e Ambasadorit Amerikan Herman Bernstein, mbajtur tek ajo shkollë me rastin e inagurimit të një shtese, me datën 2 Prill 1933: Ai midis tjerash thotë:

“Unë jam posaçërisht i lumtur të shoh këtë kontribut të çmuar  të ndihmës bujare të ardhur nga Amerika e të sjellur këtu në këtë vend të vogël buzë Adriatikut, me njerëz të lashtë, e përsëri të rinj. Fondacioni që ka mbledhur fonde për këtë shkollë iu ka zgjatur dorën vëllazërore të bashkëpunimit me dëshirën e mirë dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë, larg nga çfarëdo motivi egoist apo agjende të fshehtë.”

Nuk e di nëse stafi i sotëm i Ambasadës Amerikane është njohur me këtë akt vandal – anti – amerikan të autoriteteve të sotme shqiptare, por natyrisht që ajo do të njoftohet edhe në rrugë formale edhe nëpërmjet të këtij shkrimi.

Ndërkohë, organet e Prokurorisë duhet të fillojnë menjëherë hetimin: Kush e prishi, kush e vlerësoi se duhej prishur, përse është prishur pa asnjë njoftim, a është njoftuar Ambasada Amerikane e cila ka patur dhe duhet të ketë shumë interes për këtë simbol të Amerikës në Shqipëri?

Nga të dhënat e para mua më rezulton se shkolla është prishur, veç tjerash sepse:

1 – Strehimi i studentëve i ka kaluar një firme private e lidhur me qeverinë, e cila ka një hotel aty afër, e që përfiton  para korruptive  nga buxheti i shtetit;

2.- Një ndërtues i fuqishëm do të ndërtojë aty me lejet e agjensive qeveritare, në një nga zonat më piktoreske të bregdetit tonë.

3.- Agjensia e ALUIZM – it, si vegël e Rilindjes anti perëndim,  ka një interes të veçantë në shkatërrimin e kësaj vepre të trashëgimisë tonë kulturore dhe politike, në përmbushje të agjendës rilindase alla Teatri Kombëtar.

95 vjet Histori Shqiptaro – Amerikane tani gjenden nën rrënojat e “Rilindjes”.

O Zot në çfarë kohe po jetojmë!



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Në fundjavë një pjesë e Tiranës pa drita

Zonat ku do të ketë ndërprerje energjie elektrike në 13-14 korrik

Aksident në Elbasan, makina kthehet përmbys pas përplasjes

Aksident në Elbasan, makina kthehet përmbys pas përplasjes

Mbi 400 mijë të infektuar kanë humbur jetën nga Covid-19

Rekord rastesh të reja globalisht, pandemia shënon 5 mijë viktima në ditë
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com