Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina kthehet përmbys pas përplasjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:51 - 12/07/20 |
Al Do

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim të Peqinit ka ndodhur një aksident automobilistik.

Një mjet tip “Bmw” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ”Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMW“. /Opinion.al

Pas