Bota

Shefi i OKB: Lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 08/06/22 |
Opi Nion

Pasojat për botën nga pushtimi rus në Ukrainë po përkeqësohen, thotë shefi i OKB-së Antonio Guterres, duke prekur 1.6 miliardë njerëz.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar,” thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cituar nga agjencia AFP, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

Lufta “kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj”,-tha Guterres.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, viti i ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese – pushtimi rus në Ukrainë duhet të përfundojë”./Opinion.al

Pas