Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i energjisë në Katar: Evropa do t’i kthehet gazit rus

2023/01/14 at 12:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Do t’i shkatërrojmë 100% sistemet Patriot nëse SHBA-ja ia ofron Ukrainës

Shtetet evropiane prapëseprapë do t’iu kthehen importeve të gazit rus, ka thënë ministri i Energjisë në Katar, Saad Sherida al-Kaabi, njëherësh shef i kompanisë së gazit, QatarEnergy.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar që paqëndrueshmëritë në tregje mund të zgjasin me vite. Sasia e gazit që Rusia çon në Evropë ka rënë ndjeshëm pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.

“Evropianët sot po thonë se nuk ka kthim mbrapa te gazi rus. Ne të gjithë jemi të bekuar për mundësinë që kemi për të falur dhe për të harruar. Mendoj se gjërat do të zbuten me kohë, ata do të mësojnë nga kjo situatë dhe me siguri do të ketë më shumë diversitet”, ka thënë ai në një forum për energji që po mbahet në Abu Dabi.

“Mirëpo, unë mendoj se gazi rus do të kthehet në Evropë”.

Eksportet e gazit rus në Bashkimin Evropian dhe Zvicër kanë rënë për 55 për qind më 2022.

Kompania ruse Gazprom ka qenë në të kaluarën eksportuesja kryesore e gazit në Evropë, mirëpo furnizimet janë ndalur për shkak të sanksioneve që Perëndimi i ka vënë Rusisë për nisje të luftës.

Një dimër i butë ua ka lehtësuar punën shteteve evropiane, mirëpo Kaabi ka paralajmëruar që dimri i ardhshëm mund të jetë më sfidues.

“Fatmirësisht ata nuk kanë pasur nevojë për shumë gaz, për shkak të motit të ngrohtë. Kjo gjë nuk do të ndodhë kur ata të synojnë mbushjen e rezervave në dimrat e ardhshëm, dhe kur të mos ketë gaz të mjaftueshëm në tregje në vitet ’25, ’26, ‘27”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ “Nuk bëhemi njerëz”, farmacitë tregtojnë helme të ndaluara
Aktualitet

VIDEO/ “Nuk bëhemi njerëz”, farmacitë tregtojnë helme të ndaluara

29 Nëntor, 2023 10:01 pm
Raporti: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit
Rajoni

Raporti: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit

29 Nëntor, 2023 9:29 pm
Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re
InstaBIZ

Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re

29 Nëntor, 2023 9:22 pm
Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 
Aktualitet

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 

29 Nëntor, 2023 9:14 pm
7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira 
Life Style

7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira 

29 Nëntor, 2023 9:03 pm
“Sirenat e luftës së egër kundër PD bien në katër anët”,-Berisha: Opozita në Parlament, dekor pa funksione 
Kryesore

“Sirenat e luftës së egër kundër PD bien në katër anët”,-Berisha: Opozita në Parlament, dekor pa funksione 

29 Nëntor, 2023 8:40 pm
“Karteli më i madh i drogës drejtohet nga shqiptarët”, Holanda po lufton bandat: Masa me efektin domino 
Kronikë

“Karteli më i madh i drogës drejtohet nga shqiptarët”, Holanda po lufton bandat: Masa me efektin domino 

29 Nëntor, 2023 8:03 pm
“Ka përhapur informacion të rremë”, Rusia lëshon urdhër-arrest për fituesen ukrainase të Eurovizionit
Bota

“Ka përhapur informacion të rremë”, Rusia lëshon urdhër-arrest për fituesen ukrainase të Eurovizionit

29 Nëntor, 2023 7:32 pm
Blinken e Stoltenberg paralajmërojnë një dimër të vështirë: Ata që vunë bast kundër NATO-së, kanë gabuar 
Bota

Blinken e Stoltenberg paralajmërojnë një dimër të vështirë: Ata që vunë bast kundër NATO-së, kanë gabuar 

29 Nëntor, 2023 7:10 pm
Berisha takon krerët e degëve: Studioni pikat nevralgjike dhe merrni masa bllokues! T’i përgjigjemi regjimit me… 
Aktualitet

Berisha takon krerët e degëve: Studioni pikat nevralgjike dhe merrni masa bllokues! T’i përgjigjemi regjimit me… 

29 Nëntor, 2023 6:59 pm
Para
Automatik dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Automatik dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

U largua para orarit, arrestohet roja në Elbasan pasi u vodhën 10 telekamera kompanisë

U largua para orarit, arrestohet roja në Elbasan pasi u vodhën 10 telekamera kompanisë

Vuçiç: Jam pro heqjes së vizave për Kosovën

“Kurti viktimizohet”, Vuçiç: Nuk është një Zelensky i ri dhe unë nuk jam Putini

TE FUNDIT

VIDEO/ “Nuk bëhemi njerëz”, farmacitë tregtojnë helme të ndaluara

VIDEO/ “Nuk bëhemi njerëz”, farmacitë tregtojnë helme të ndaluara
29 Nëntor, 2023

Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por që qarkullojnë lirisht në Shqipëri, “Stop” me kameran e fshehtë...

Lexo më shumë

Raporti: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit

Raporti: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit
29 Nëntor, 2023

Organizata joqeveritare AKTIV, me seli në veri të Mitrovicës, publikoi të mërkurën një raport sipas të cilit komuniteti serb në...

Lexo më shumë

Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re

Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re
29 Nëntor, 2023

Këngëtari i njohur Drake ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re, ku shfaqet i veshur me një xhaketë...

Lexo më shumë

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 
29 Nëntor, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Fier, e cila u përfshi nga flakët pasditen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com