Bota

SHBA/ Zjarr afër Capitolit, kërcënohet siguria e godinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:21 - 18/01/21 |
Doriana Çepunaj

Ndërtesa e Capitolit në Washington është izoluar për shkak të një kërcënimi të sigurisë, dy ditë para se Joe Biden të inaugurohet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reporteret në vendngjarje shprehen se po behet gati shpallja e gjendjes se emergjencës dhe momentalisht një provë për ceremoninë e përgatitur për marrjen e presidencës nga Biden është pezulluar.

Siguria është forcuar, me mijëra anëtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar.

Sipas, BBC dëshmitarët okularë raportuan për një zjarr afër Capitolit. Ndërkohë që, shërbimi zjarrfikës në Ëashington tha se i ishte përgjigjur një zjarri aty pranë, i cili tani ishte shuar.

Stafit të Capitolit iu tha se kompleksi ishte izoluar dhe askush nuk lejohej të hynte ose dilte.

Capitoli, që është shtëpia e Kongresit Amerikan, u sulmua nga një turmë pro-Trump në 6 janar, duke lënë pesë të vdekur./Opinion.al

Pas