Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve

2024/11/02 at 10:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do ta udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme.


Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Seldin, zyrtarët e sigurisë dhe të zbulimit paralajmërojnë se votuesit po përballen me një mjedis zgjedhor ku është shtuar dinamika e kërcënimeve që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon ishte një zhvillim tronditës për zyrtarët e zgjedhjeve ndërsa në disa shtete vazhdon votimi i hershëm.

“Policia zbuloi se një mjet ndezës në kutinë e votimeve kishte shkaktuar zjarrin”, tha zëdhënësi i byrosë së policisë së Portlandit, Mike Benner.

Zyrtarët e sigurisë kibernetike thonë se sistemi është i sigurt.

“Pavarësisht nga fakti se mjedisi i kërcënimit nuk ka qenë kurrë më kompleks, infrastruktura zgjedhore nuk ka qenë kurrë më e sigurt dhe punonjësit e sigurisë kibernetike zgjedhore nuk kanë qene kurrë më të përgatitur”, thotë Jen Easterly, drejtoreshë e Agjencisë amerikane për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike.

Që nga janari i vitit të kaluar, zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë kanë zhvilluar më shumë se 1300 vlerësime të sigurisë fizike, përveç provave të shumta për t’u përgatitur për pothuajse çdo rast.

“Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve po mësojnë nga problemet e së kaluarës. Trajnimi i organeve të rendit, zyrtarëve të sigurisë dhe të tjerë, do të ndihmojë në uljen e çdo mundësie për dhunë”, thotë Andrew Borene, drejtor ekzekutiv për sigurinë globale në firmën Flashpoint.

Por agjencitë amerikane të zbulimit thonë se kërcënimet vazhdojnë. Zyrtarët amerikanë thonë se kërcënimet e jashtme vijnë nga tre vende kryesore, Rusia, Irani dhe Kina.

Ata thonë se Rusia po përpiqet të ndikojë në rikthimin e ish Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Irani po përpiqet ta dëmtojë zotin Trump dhe ta ndihmojë Nënpresidenten Kamala Harris, duke e parë atë si një kërcënim më të vogël.

Zbulimi amerikan thotë se Kina është më e përqendruar tek garat për Kongres. Kompania Microsoft ka konfirmuar se hakerët kinezë kanë vënë në shënjestër vazhdimisht ligjvënësit republikanë që kanë qenë kritik ndaj Pekinit.

Përpjekje të tjera synojnë të krijojnë kaos.

Një vlerësim i deklasifikuar i zbulimit amerikan paralajmëron se Rusia ka plane për të nxitur dhunë dhe se edhe Irani mund të bëjë përpjekje të tilla.

Rusia, Irani dhe Kina i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Nga ana tjetër, Uashingtoni thotë se ka prova. Videot e manipuluara të postuara në mediat sociale, ku gjoja shihen votat e grisura në Pensilvani dhe emigrantët që pretendojnë se votojnë disa herë në Xhorxhia, janë vepër e ndikimit rus. Videot kanë bërë bujë. Por nuk dihet nëse po ndryshojnë mendjen e votuesve.

“Do të thoja se suksesi është mjaft i vogël. Nuk kemi vënë re që këto video apo përmbajtje të kalojnë përtej mediave sociale ose rrjetit Telegram”, thotë Brian Liston me Grupin “Recorded Future’s Insikt”.

Për momentin, zyrtarët amerikanë të zgjedhjeve dhe sigurisë po u kërkojnë votuesve që të mos bien pre e keqinformimit dhe dezinformimit, duke u përpjekur që t’i sigurojnë ata se mund t’i besojnë procesit zgjedhor dhe rezultateve./VOA



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Horoskopi, 7 shtator 2023

Horoskopi, 3 nëntor 2024

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si pritet të jetë moti gjatë ditës

“Po ua shisni Shqipërinë 5 oligarkëve”, Rama u përgjigjet akuzave: Nuk janë 5, por qindra investitorë

Turi i diasporës/ Rama mban sot tubimin në Selanik
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}