Bota

SHBA/Të shtëna me armë zjarri brenda qendrës tregtare, disa të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:32 - 16/04/22 |
Opi Nion

Policia në Karolinën e Jugut ka dhënë alarmin pas një incidenti me të shtëna në një qendër tregtare në Columbia që la të plagosur disa njerëz.

Një person i armatosur thuhet se ka hapur zjarr brenda qendrës tregtare.

“Konfirmojmë se ka disa të lënduar nga ngjarja dhe atyre u është ofruar ndihma e parë.” Për momentin nuk dihet numri i të lënduarve”, tha Policia e Kolumbisë.

Informacionet e para flasin për më shumë se dhjetë të plagosur ndërsa nuk dihet numri i autorëve dhe fati i tyre.

Qendra tregtare Columbiana është evakuuar dhe zona përreth është rrethuar./Opinion.al

Pas