Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA shënon rekord botëror, 1 milion të infektuar në ditë nga COVID

2022/01/05 at 6:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA shënon rekord botëror, 1 milion të infektuar në ditë nga COVID

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar gati 1 milion raste të reja të infektuarish me koronavirusin ditën e hënë.


Kjo është shifra më e lartë në botë dhe pothuajse sa dyfishi i rekordit të arritur një javë më parë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa varianti Omicron nuk po jep shenja ngadalësimi.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi të martën se varianti i ri vlerësohet se ka shkaktuar 95.4% të infektimeve të reja në Shtetet e Bashkuara.

Numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital është rritur me pothuajse 50% gjatë javës së fundit në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë ka kaluar shifrën 100 mijë, sipas të dhënave të agjensisë së lajmeve Reuters.

Varianti Omicron duket se është më lehtësisht i transmetueshëm se format e mëparshme të virusit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi të martën se varianti i ri vlerësohet se ka shkaktuar 95.4% të infektimeve të reja në Shtetet e Bashkuara, që nga 1 janari.

“Rritja është masive. Gjatë festave kam dëgjuar për kaq shumë miq dhe të afërm që ishin të infektuar dhe nuk e dinin. Morën pjesë në festa dhe e shpërndanë më tej”, thotë Krystal Fujishige, mësuese në Los Anxhelos, ndërsa pret në radhë për t’u testuar për COVID-19.

Në disa shtete amerikane shifrat e infektimeve të reja i kanë shtyrë autoritetet të marrin masa të mëtejshme. Guvernatori i shtetit Merilend shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore dhe mobilizoi 1 mijë ushtarakë të Gardës Kombëtare.

“Katër deri në gjashtë javët e ardhshme do të jenë më sfidueset e të gjithë pandemisë. Niveli i shtrimeve në spital është rritur me 150% krahasuar me pikën më të lartë të arritur gjatë dy viteve të fundit. Shpresojmë për më të mirën, por përgatitemi për më të keqen”, tha Larry Hogan, Guvernator i Merilendit.

Në shtete të tjera amerikane, si Dellauer, Illinoi, Ohajo, Virxhinia, si dhe në kryeqytetin Uashington, janë raportuar gjithashtu numra rekord pacientësh të shtruar në spital.

“Omicron-i po përhapet si zjarri në mbarë Kentakin. Të gjithë duhet të vaksinohen edhe me dozën përforcuese. Duhet të mbani maska kur gjendeni në vende publike dhe në mjedise të mbyllura. Të mbroni veten dhe të mos e përhapni tek të tjerët. Po përjetojmë një rritje që nuk është parë ndonjëherë në vend apo në botë”, tha Andy Beshear, Guvernator i shtetit Kentaki.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se evidenca sugjeron se varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehtë. Megjithatë zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se vetëm nga numri i lartë i të infektuarve mund të bllokohen spitalet, shumë prej të cilave po përballojnë tashmë me vështirësi pacientët me COVID-19, kryesisht persona të pavaksinuar.

Rritja e virusit ka shtyrë mbi 3200 shkolla që të qëndrojnë të mbyllura këtë javë. Ndërkohë, shkollat që kanë qëndruar të hapura po përballen me vështirësi për shkak të mungesave në personel dhe shqetësimeve në rritje për përhapjen e virusit.

Sindikata e mësuesve në Çikago votoi 73% në favor të zhvillimit të mësimit virtual dhe pati bërë thirrje më herët që arritja e një niveli minimal të sigurisë shëndetësore të bëhet parakusht për rikthimin e mësimdhënies në klasa.

Sidoqoftë, zyrtarët e arsimit thonë se nivelet e shtrimit në spital të fëmijëve janë të ulëta dhe se mësimi në distancë ka dëmtuar nxënësit e komuniteteve pakica dhe nga familje të varfëra. Shumë prej tyre mbështeten tek ushqimet falas që shpërndahen në shkolla dhe kanë prindër që punojnë dhe nuk kanë mundësinë të kujdesen edhe për fëmijët.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shoqatës së Spitaleve të Fëmijëve, mbi 325 mijë raste të reja infektimi të fëmijëve me COVID-19 u raportuan në Shtetet e Bashkuara deri më 30 dhjetor – një rekord i ri dhe pothuajse sa dyfishi i shifrave të dy javëve më parë./ VOA



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Koronavirusi në Greqi, 43 mijë raste të reja gjatë 24 orëve

Koronavirusi në Greqi, 43 mijë raste të reja gjatë 24 orëve

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Tiranë

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë

Rinia turke mund të rrezikojë të ardhmen politike të Erdoganit

Rinia turke mund të rrezikojë të ardhmen politike të Erdoganit
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}