Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, rikthehet në marrëveshjen e Parisit për klimën

2021/02/19 at 4:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, rikthehet në marrëveshjen e Parisit për klimën

Shtetet e Bashkuara iu bashkuan zyrtarisht të premten marrëveshjes së Parisit për klimën, duke ringjallur përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden planifikon shkurtime drastike të emetimit të gazit gjatë tre dekadave të ardhshme. Shkencëtarët dhe diplomatët e huaj e kanë mirëpritur rikthimin e SHBA-së në traktat.


Prej momentit kur rreth 200 vende nënshkruan paktin e vitit 2015 për të parandaluar ndryshimin katastrofik të klimës, Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që u shkëput prej saj. Ishte ish-Presidenti Donald Trump ai që e ndërmori hapin, me arsyetimin se masat që lidhen me klimën kushtonin shumë.

I dërguari amerikan për klimës John Kerry do të marrë pjesë në një aktivitet virtual të premten për të shënuar rihyrjen e SHBA-së në marrëveshje, përfshirë paraqitjet me ambasadorët e Britanisë, Italisë, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si dhe të dërguarin e OKB-së mbi klimën, Michael Bloomberg.

Zoti Biden ka premtuar një rrugë drejt uljes deri në zero të emetimit të gazrave në atmosferë nga ana e SHBA-së deri në vitin 2050. Shkencëtarët kanë thënë se qëllimi është në përputhje me atë që nevojitet, ndërsa theksojnë gjithashtu se emetimet globale duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030 për të parandaluar ndikimet edhe më shkatërruese në ngrohjen klobale.

“Ndryshimi i klimës dhe diplomacia shkencore nuk mund të konsiderohen më kurrë si ‘dytësore’ në diskutimet tona të politikës së jashtme”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë. “Ajo është jetike në diskutimet tona mbi sigurinë kombëtare, migrimin, përpjekjet ndërkombëtare shëndetësore dhe në diplomacitë tonë ekonomike e bisedimet tregtare”, shtoi ai.

Zoti Kerry së bashku me këshilltaren e zotit Biden për klimën, Gina McCarthy, po hartojnë rregullore dhe iniciativa stimuluese të reja që synojnë shpejtimin e procesit të kalimit nga lëndët djegëse fosile tek energjia e pastër.

Këto masa do të formojnë shtyllën kurrizore të objektivit të ardhshëm nga Uashingtoni, atë të uljes së emetimeve, i njohur si Kontributi i Përcaktuar Kombëtar, që do të shpallet përpara një takimi të udhëheqësve botërorë mbi klimën më 22 prill, takim i cili do të drejtohet nga Presidenti Biden. Konferenca e ardhshme e OKB-së për klimën do të mbahet në nëntor në Glasgow.

Zoti Biden gjithashtu ka nënshkruar më shumë se 12 urdhra ekzekutivë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ka mobilizuar çdo agjenci federale për të ndihmuar në formësimin e reagimit të qeverisë.

Pavarësisht entuziazmit për kthimin e SHBA-së tek negociatat globale, ekspertët për çështje të klimës thonë se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Qëllimet e zotit Biden në këtë drejtim përballen me sfida politike në Shtetet e Bashkuara, kundërshtime nga kompanitë e karburanteve fosile dhe disa shqetësime mes udhëheqësve të huaj në lidhje me ndryshimet e vazhdueshme të politikës amerikane mbi klimën./ VOA

Etiketa: marrëveshja e Parisit për klimënshba


Ju sugjerojmë

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Para
Flet mjekja e akuzuar nga motrat:Është mendimi i tyre,pacienti erdhi rëndë

Flet mjekja e akuzuar nga motrat:Është mendimi i tyre,pacienti erdhi rëndë

COVID/ 139 persona të infektuar, 6 viktima

U infektua në krye të detyrës, COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vend

Gruaja në Berat thirrje shtetit:Zoti thotë ha,po jepu edhe atyre që s’kanë

Gruaja në Berat thirrje shtetit:Zoti thotë ha,po jepu edhe atyre që s'kanë
















TE FUNDIT

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
9 Korrik, 2026

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Korrik, 2026

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash prej...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 22 nëntor 2023
9 Korrik, 2026

Dashi Ditë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më se...

Lexo më shumë

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}