Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/Republikanët e demokratët bllokojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

2020/12/04 at 7:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/Republikanët e demokratët bllokojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

Kongresi dhe Senati në SHBA kanë ndërmarrë një hap për të bllokuar tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. SHBA e vlerësojnë sërish Gjermaninë si partnere të fortë në NATO. Ndërrimi i pushtetit në SHBA sjell tone të reja zyrtare ndaj Gjermanisë. Jo vetëm demokratët e Kongresit, por edhe Republikanët, partia e Presidentit Trump kanë ndërmarrë një hap të bujshëm. Me projektligjin për buxhetin e Mbrojtjes, të cilin e ka miratuar edhe Senati, me shumicë republikane, të dyja palët kanë bllokuar tërheqjen e trupave amerikane, të stacionuara në Gjermani.


Tani Kongresi i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes së SHBA ta argumentojë se është në interesin kombëtar të SHBA tërheqja nga Gjermania e 12.000 ushtarëve, nga “rreth 34.500 ushtarë amerikanë”, sa janë në Gjermani. Për këtë janë shprehur disa herë dyshime, edhe nga ushtarakë të lartë amerikanë.

Gjermania vlerësohet në projektligjin e buxhetit të mbrojtjes si “partnere e fortë në NATO”.  Dhe prania e trupave amerikane në Gjermani shihet si “frikësim i rëndësishëm, për sulme ushtarake dhe përpjekje të Rusisë për ekspansion në Evropë.”

Kongresi thotë që trupat amerikane në Gjermani janë me rëndësi qendrore: edhe për mbështetjen e misioneve amerikane, në Lindjen e Afërme, në Afrikë dhe në Afganistan.

Tërheqjen nga Gjermania të një të tretës së ushtarëve amerikanë e vendosi në qershor Presidenti Trump. Argumenti i tij ishte se Gjermania nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen. Ministri i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper (tashmë i shkarkuar nga Trumpi) tha pak muaj më vonë se tërheqja nga Gjermania duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por deri tani kjo tërheqje nuk ka nisur.

Ministri i ri i Mbrojtjes i SHBA duhet ta bindë Kongresin se tërheqja është në interesin kombëtar të SHBA. Por edhe sikur të paraqitet një argument i tillë, tërheqja nga Gjermania lejohet të fillojë vetëm tre muaj pas kësaj. Atëherë në pushtet, në SHBA do të jetë Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Söder: Kongresi Amerikan ka korrigjuar një gabim strategjik

Kjo nënkupton që Presidenti në detyrë Trump, që duhet ta firmosë buxhetin e mbrojtjes, të mos e bllokojë atë me veto. Në një rast të tillë, Kongresi dhe Senati mund ta mposhtin veton e tij me dy të tretat e votave.

Në Gjermani reaguan të lehtësuar për synimin e Kongresit të SHBA për të bllokuar tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se është i kënaqur që ka konsensus midis republikanëve dhe demokratëve në Uashington. Ai dha siguri që ushtarët amerikanë janë të mirëpritur në Gjermani.

Prania e ushtarëve amerikanë në Gjermani kontribuon jo vetëm për sigurinë gjermane, por forcon sigurinë edhe për Evropën dhe më gjerë, kujtoi Maas.

Kurse kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha se Kongresi Amerikan ka korrigjuar një gabim strategjik. Ministri i Ekonomisë i Bavarisë, Hubert Aiwanger vuri në dukje edhe se sa të rëndësishme janë bazat ushtarake të SHBA-së për fuqinë blerëse në rajone.  Nga tërheqja e trupave amerikane do të prekeshin landet federale të Bavarisë, Baden-Vyrttembergut dhe të Rheinland-Pfazit.

Nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, sekretari i shtetit, Thomas Silberhorn përshëndeti “sinjalin e fortë politik” dhe që në plan të parë SHBA nuk vënë “presionin politik dhe sanksionet, por konsiderata strategjike dhe operacionale”.

“Tani ka një hapësirë të qartë kohore për të gjithë Kongresin, për administratën e re të SHBA dhe gjithashtu kohë për ne që të sjellim argumentet tona dhe të përdorim kontaktet.”

Silberhorn tregoi mirëkuptim që SHBA duan të përcaktojnë interesat e tyre kombëtare. “Por ato gjithashtu duan ta mbajnë Gjermaninë si partnere të fortë në NATO”, i tha ai Deutsche Welle-s./ DW



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
“Ishte me paramendim”/ Vrau 7-vjeçaren, shpallet e pafajshme shqiptarja

“Ishte me paramendim"/ Vrau 7-vjeçaren, shpallet e pafajshme shqiptarja

Krimi dhe rendi në Shqipëri

Krimi dhe rendi në Shqipëri

Bardhi publikon videon: Koha që Rama të largohet, jo shqiptarët

Bardhi publikon videon: Koha që Rama të largohet, jo shqiptarët
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}