Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Presidenti Biden njofton masa të reja për frenimin e përhapjes së COVID-19

2021/12/02 at 5:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA/ Presidenti Biden njofton masa të reja për frenimin e përhapjes së COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të bëjë publike të enjten kërkesa më të rrepta testimi për koronavirusin për udhëtarët e huaj që hyjnë në vend, zgjatjen e afatit për mbajtjen e maskave në avionë, trena dhe autobusë dhe do të njoftojë për dërgimin e miliona dozave të vaksinës për COVID-19 në vende të tjera muajt e ardhshëm.


Presidenti Biden do t’i paraqesë planet e administratës së tij për COVID-19 gjatë një fjalimi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë ndërsa vendi hyn në periudhën e dimrit dhe është kofirmuar rasti i parë i variantit omicron në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë përpara fjalimit të zotit Biden se udhëtarëve do t’u kërkohet që të kenë një test negativ për COVID-19 jo më larg se një ditë para se të nisen për në Shtetet e Bashkuara, një ndryshim nga rregulli aktual që e kërkon rezultatin negativ brenda tre ditësh para nisjes. Rregulli do të zbatohet si për shtetasit amerikanë ashtu edhe për shtetasit e huaj.

Detyrimi për mbajtjen e maskave në transportin publik dhe në aeroporte do të skadonte më 18 janar dhe ky afat pritet të zgjatet deri në mars. Sipas Shtëpisë së Bardhë, administrata e presidentit Biden po zotohet të dorëzojë 200 milionë doza të tjera vaksinash për vendet e tjera gjatë 100 ditëve të ardhshme. Në Shtetet e Bashkuara do të ketë një fushatë ndërgjegjësimi publik dhe përpjekje për t’i inkurajuar njerëzit të marrin vaksina përforcuese të COVID-19.

Një pjesë tjetër e planit të administratës është që t’i ofrojë falas testet shtëpiake për ata që mbulohen nga planet private të sigurimit shëndetësor. Dhe për shtetet po përjetojnë një rritje të infeksioneve, do të vihen në dispozicion ekipe urgjence për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend dhe këshilltari kryesor për shëndetësinë i zotit Biden, theksoi nevojën e vaksinimit, përfshirë dozat përforcuese, kur foli për variantin omicron para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Ai tha se ka 60 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë të drejtën të vaksinohen por nuk e kanë bërë një gjë të tillë, dhe se rritja e përgjigjes imune të ofruar nga injeksionet përforcuese do të ndihmojë në parandalimin e rasteve të rënda nëse dikush është i infektuar nga varianti omicron.

“Mendoj se ajo që po ndodh tani është një shembull tjetër se pse është e rëndësishme që të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuar,” than Dr. Fauci.

Rasti i parë i konfirmuar në SHBA me variantin omicron të koronavirusit u zbuluar në shtetin perëndimor të Kalifornisë, thanë të mërkurën zyrtarët e shëndetësisë të Shteteve të Bashkuara.

Personi u kthye nga një udhëtim në Afrikën e Jugut më 22 nëntor dhe rezultoi pozitiv të hënën, u tha Dr. Fauci gazetarëve.

Fauci tha se personi kishte simptoma të lehta të koronavirusit, ishte në vetëizolim dhe po e merrte veten. përmirësohej. Personi ishte plotësisht i vaksinuar, tha ai, por ende nuk kishte marrë një vaksinë përforcuese.

Ky rasti i radhit Shtetet e Bashkuara në listën në rritje të të paktën 24 vendeve ku është zbuluar varianti./ VOA

Etiketa: Bidencovid-19Masat


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

9 Dhjetor, 2025 11:16 pm
Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Para
Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD Durrës

Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD Durrës

Rama tregon pse nuk ka patentë: S’jam i zoti dhe kam këmbët e gjata

Rama tregon pse nuk ka patentë: S’jam i zoti dhe kam këmbët e gjata

Greqi/ Mbi 6200 raste të reja dhe 89 viktima nga COVID gjatë 24 orëve

Greqi/ Mbi 6200 raste të reja dhe 89 viktima nga COVID gjatë 24 orëve
















TE FUNDIT

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
9 Dhjetor, 2025

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës....

Lexo më shumë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com