Administrata Trump ka njoftuar ditën e sotme sanksione të reja në lidhje me Iranin , duke përfshirë dy kompani me seli në Hong Kong dhe sanksione që lidhen me luftën kundër terrorizmit.
Lajmi është bërë i ditur nga Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Sanksionet synojnë të paktën 20 kompani, pesë individë dhe tre anije, sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja të Departamentit të Thesarit.