Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, një valë e re kandidatësh republikanë pritet të hyjnë në garën për president

2023/04/23 at 4:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, një valë e re kandidatësh republikanë pritet të hyjnë në garën për president

Deri më tani vëmendja mbi zgjedhjet paraprake për kandidatin për president të Partisë Republikane është përqendruar kryesisht tek kundërshtitë në rritje mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Guvernatorit të Floridas Ron DeSantis.


Por, pas një qetësie disamujore, një valë e re kandidatësh republikanë pritet të hyjnë në garë, ndoshta që javën e ardhshme.Ndër ta do të jetë Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, i cili do të nisë zyrtarisht fushatën e tij të mërkurën.

Ish-Nënpresidenti Mike Pence ka thënë se do të njoftojë planet e tij pas “disa javësh, jo muajsh”. Ai ka patur një agjendë të ngjeshur me vizita të hershme nëpër shtetet amerikane ndërsa ka diskutuar me ndihmësit e tij për të bërë njoftimin për kandidim ndoshta që në muajin maj apo qershor.

Senatori nga Karolina e Jugut, Tim Sott, i cili ka krijuar një komitet për të shqyrtuar mundësinë e kandidimit për president, pritet të hyjë në garë në të njëjtën periudhë.

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, ka bërë takime me ndihmesat e tij dhe u rikthye këtë javë në Nju Hempshër, ku tha gjatë një takimi publik në këtë shtet, ku zhvillohen zgjedhjet e para paraprake në Shtetet e Bashkuara, se “sot është fillimi i rastit kundër Donald Trumpit”. Zoti Christie ka thënë se do të marrë një vendim “në javët në vazhdim”.

Kandidatët do të futen në garë në një moment jetik, ndërsa zoti DeSantis, i cili ende nuk ka shpallur zyrtarisht fillimin e fushatës po has vështirësi në përmbushjen e pritshmërie shumë të larta që kishin disa nga mbështetësit e tij të hershëm. Ai ka humbur mbështetje përballë ish-Presidentit Trump në radhët e zyrtarëve të zgjedhur republikanë në shtetin e tij dhe ka krijuar shqetësim në radhët e partisë se qëndrimet e tij për abortin dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ, mes çështjeve të tjera, mund ta bëjnë të pamundur fitoren e tij në zgjedhje.

Gjatë javëve të fundit, ish-Presidenti Trump ka konsoliduar statusin e tij si kandidati i hershëm kryesues, madje edhe pasi iu ngritën akuza penale në Nju Jork.Ndër aspirantët e tjerë republikanë janë ish-ambasadorja në OKB dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, si dhe sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Vivek Ramaswamy, të cilët njoftuan kandidimin e tyre në muajin shkurt.

Ka ende shumë dinamika të panjohura, përfshirë nëse do të hyjnë në garë guvernatorë të tjerë, si Kristi Noem e Dakotës së Jugut, apo Chris Sununu i Nju Hempshërit. Senatori i Teksasit, Ted Cruz dhe Guvernatori i Virxhinias Glenn Youngkin gjithashtu nuk kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit.

Presidenti Biden pritet të shpallë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ndoshta që javën e ardhshme. Ai përballet me konkurencë miminale në garën për të marrë nominimin e Partisë Demokrate./ VOA



Ju sugjerojmë

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Para
Zgjedhjet/ Balla nga Lushnja: Emri i Berishës nuk gjendet më as në listë votimi

Zgjedhjet/ Balla nga Lushnja: Emri i Berishës nuk gjendet më as në listë votimi

Plumba drejt marketit në Shkodër, Policia në kërkim të 27-vjeçarit

Plumba drejt marketit në Shkodër, Policia në kërkim të 27-vjeçarit

Përfshirja e të miturve në vepra penale

Përfshirja e të miturve në vepra penale
















TE FUNDIT

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
10 Qershor, 2026

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare...

Lexo më shumë

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
10 Qershor, 2026

Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën...

Lexo më shumë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}