Bota

SHBA: Në Iran mund të jenë vrarë mbi 1 mijë protestues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 05/12/19 |
xhu lia

Forcat iraniane të sigurisë mund të kenë vrarë më shumë se 1.000 njerëz gjatë shtypjes së protestave të fundit, kundër rritjes së çmimit të karburantit. “Duket se regjimi ka vrarë mbi një mijë qytetarë iranianë që prej fillimit të protestave”, u tha gazetarëve Brian Hook, përfaqësuesi i posaçëm i Uashingtonit për Iranin.

Hook përmendi raporte të paspecifikuara dhe nuk dha dëshmi për numrin e vdekjeve.
Sipas tij, zyrtarët e SHBA-së kanë parë video të një incidenti, në të cilin u qëlluan dhe u vranë më shumë se 100 njerëz.

Protestat në Iran shpërthyen më 15 nëntor, pasi qeveria njoftoi rritjen e çmimit të karburantit deri në 200 për qind, por u ndaluan shpejt nga forcat e sigurisë.

Autoritetet gjithashtu ndalën qasjen në internet për rreth një javë dhe nuk kanë njoftuar ende ndonjë numër zyrtar të vdekjeve.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha më 2 dhjetor se të paktën 208 njerëz besohet të jenë vrarë gjatë sulmit të forcave të sigurisë ndaj protestuesve.

Pas