Bota

Sekuestrohen në Itali 160 mijë litra naftë kontrabandë nga Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 05/12/19 |
Al Do

163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.

Mediat fqinje bëjnë me dije se një operacion i Guardia di Finanza kishte identifikuar ngarkesën e cila u kontrolluar nga punonjësit e portit.

Mbi 163 mijë litra naftë që kishin si destinacion tre kompani italiane ishin futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.

Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna.

Ende nuk është bërë i ditur emri i subjekteve të cilat do të jenë objekt i hetimit për këtë cështje. /Opinion.al

Pas