Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator, konfirmoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës.
Bisedimet e njoftuara për në 2 shtator u shtynë dy ditë për arsye planifikimi, tha zëdhënësi.
Shtetet e Bashkuara, tha ai, i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti.
“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zërin e Amerikës./VOA