Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja akuzon kompaninë Google për mashtrim

2023/09/12 at 5:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja akuzon kompaninë Google për mashtrim

Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se Google nuk kishte vepruar sipas rregullave në përpjekjet e kësaj kompanie të teknologjisë për të mbajtur dominancën në kërkimet online. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, kompania pagoi 10 miliardë dollarë që rivalët më të vegjël të mos ishin kurrë tërheqës për përdoruesit.


“Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit”, tha Kenneth Dintzer, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë. Ai, gjatë gjykimit në Uashington, tha se Google më 2010 nisi të ruante, në mënyrë të paligjshme, monopolin.

Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka akuzuar kompaninë Google se çdo vit ka paguar miliarda dollarë për prodhuesit e pajisjeve sikurse Apple Inc, për kompanitë e internetit sikurse AT&T dhe shfletuesve sikurse Monzilla për t’i dhënë motorit të kërkimit të Google hapësirë në treg prej 90 për qind.

Për më tepër, Dintzer tha se Google ka mashtruar në ankandet për reklamat e vendosura në internet, në mënyrë që të rrisë çmimet për reklamuesit.

“Shkalla e mashtrimit ka rëndësi dhe Google në mënyrë të paligjshme ka mbajtur monopolin për më shumë se një dekadë”, tha Dintzer. Ai tha se ka konkurrencë serioze, Google nuk iu përkushtua aq shumë inovacionit dhe i kushtoi më pak vëmendje shqetësimeve të tjera, sikurse është privatësia.

Ai tha se Departamenti i Drejtësisë ka të dhëna se Google ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur komunikimet lidhur me pagesat që i bënte kompanive sikurse Apple. “Ata e dinin se këto marrëveshje i kalonin kufizimet e ligjit të konkurrencës”, tha ai.

Mbrojtja e Google për këtë çështje është e thjesht: Kompania argumenton se tregu i saj i madh nuk është për shkak se ka shkelur ligjin, por për faktin se ka një motor kërkimi të shpejtë dhe efektiv i cili është falas.

Në një gjykatë federale në Uashington kanë nisur deklaratat hyrëse për këtë rast. Gjyqi pritet të zgjasë të paktën dhjetë javë dhe do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë, gjykatësi Amit Mehta, do të vendosë nëse Google ka shkelur ligjet për konkurrencën dhe se si menaxhohen kërkimet dhe reklamimi në këtë kompani.

Nëse gjykatësi vendos që Google ka shkelur ligjin, atëherë ai do të vendosë se cila është mënyra më e mirë për ta zgjidhur çështjen. Gjykatësi Mehta mund të vendosë thjesht të lëshojë një urdhër që i kërkon Google që të ndalë praktikat e tilla ose ta urdhërojë kompaninë që të shesë asetet.



Ju sugjerojmë

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Aktualitet

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

17 Korrik, 2026 12:56 pm
I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
Bota

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

17 Korrik, 2026 12:53 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane
Bota

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane

17 Korrik, 2026 12:07 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

17 Korrik, 2026 8:39 am
Para
Vrasja e 6 personave në Greqi, mediat: Janë “ushtarët” e një kryemafiozi të lidhur me…

Vrasja e 6 personave në Greqi, mediat: Janë “ushtarët” e një kryemafiozi të lidhur me...

“Shqipëria, aktor konstruktiv rajonal”, Soreca takohet me Presidentin Begaj

"Shqipëria, aktor konstruktiv rajonal", Soreca takohet me Presidentin Begaj

U dhunua barbarisht, Jashar Maja flet pas zbutjes së akuzës ndaj grupit “Rraja”

U dhunua barbarisht, Jashar Maja flet pas zbutjes së akuzës ndaj grupit “Rraja”
















TE FUNDIT

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
17 Korrik, 2026

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është ‘shmangur’ për mrekulli në rrugën drejt Thethit, në Shkodër. Një gur...

Lexo më shumë

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin

I nxehtë ekstrem dhe thatësirë, Holanda thirrje qytetarëve: Mos e shpërdoroni ujin
17 Korrik, 2026

Holanda përballet zyrtarisht me mungesë uji, njoftoi Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave, duke sinjalizuar në këtë mënyrë përkeqësimin...

Lexo më shumë

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
17 Korrik, 2026

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e...

Lexo më shumë

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane
17 Korrik, 2026

Ministria iraniane e Shëndetësisë ka njoftuar se 38 persona janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}