Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA investon miliona për të demaskuar regjimin tek koreano-veriorët

2023/01/18 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA investon miliona për të demaskuar regjimin tek koreano-veriorët

Duke përdorur radion dhe “mjetet e lirisë së internetit”, Uashingtoni synon t’u tregojë qytetarëve të Koresë së Veriut të vërtetën rreth regjimit shtypës të Kim Jong Un dhe t’i inkurajojë ata të “bëjnë më shumë pyetje”.


Shtetet e Bashkuara do të investojnë 50 milionë dollarë (46 milionë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme për të futur fshehurazi informacione rreth botës së jashtme në Korenë e Veriut, duke shpresuar të përmirësojë imazhin e SHBA-së dhe Koresë së Jugut për koreano-veriorët. Si pjesë e një pakete më të gjerë vjetore të shpenzimeve të mbrojtjes, Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në fund të dhjetorit ligjin e Otto Warmbier kundër censurës dhe mbikqyrjes së Koresë së Veriut.

Akti është krijuar për të kundërshtuar censurën dhe mbikëqyrjen gjithëpërfshirëse të Phenianit ndaj qytetarëve të saj.

Ky vendim erdhi pas arrestimit të një studenti amerikan në Phenian në vitin 2016, i cili u dënua me 15 vjet burg për vjedhjen e një posteri. I liruar në qershor 2017 në një gjendje vegjetative, 22-vjeçari Warmbier ndërroi jetë në një spital në Ohio gjashtë ditë më vonë.

Sipas aktit, fondet do të shkojnë në Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila në mënyrë efektive shërben si një organizatë promovuese për qeverinë e SHBA-së, duke transmetuar dhe shpërndarë informacione në mbarë botën.

“Është interesant fakti se si SHBA-ja tani duket se është më e gatshme të operojë në ‘zonat gri’ që vendet e tjera i kanë shfrytëzuar prej disa kohësh. „Lufta do të jetë vetëm një nga masat shtrënguese që po zbatohet, teksa ndodhemi ende nën pragjet që do të shkaktonin një konflikt konvencional”, tha për DW, Dan Pinkston, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në kampusin e Seulit, në Universitetin e Trojës.

SHBA shpreson që koreano-veriorët ‘të shtrojnë më shumë pyetje’

Uashingtoni po kërkon të arrijë Rusinë, e cila ka qenë veçanërisht efektive në mbjelljen e propagandës që i çon përpara qëllimet e saj gjeopolitike, tha Pinkston. Programi amerikan do të fokusohet në prodhime radiofonike shtesë, si dhe në zhvillimin e “mjeteve të lirisë së internetit”, që janë krijuar për të ndihmuar përdoruesit të anashkalojnë kufizimet e vendosura nga qeveria e Koresë së Veriut për aksesin e lirë në botën dixhitale. “Radio duhet të jetë relativisht e lehtë, por aksesi në internet është më sfidues,” tha Pinkston, duke shtuar se “qasjet më të sofistikuara” mund të mos vihen re nga Pheniani në fillim, por “mund të kenë një efekt shumë më shpejt në propagandën e tij”. “Idealisht, një “sulm” i suksesshëm duke përdorur informacionin do të anashkalohet për ca kohë. Kjo e bën që të jetë më delikate dhe të ketë qëllimin afatgjatë për të destabilizuar dhe për t’i nxitur njerëzit e Koresë së Veriut të bëjnë më shumë pyetje,” tha Pinkston.

Koreja e Veriut godet mediat e huaja

Eujin Kim, e cila u largua me nënën dhe motrën e saj nga Provinca e Hamgyong-it të Veriut në vitet 1990 për shkak të mungesës së ushqimit që rrënoi atdheun e saj, tha se marrja e më shumë informacioneve në veri do të nxiste kritikat ndaj regjimit, por paralajmëroi se do të ishte e rrezikshme.

Analistët paralajmëruan se Pheniani ka shtuar goditjet në muajt e fundit ndaj kujtdo që kapet duke dëgjuar transmetime radiofonike të huaja ose duke parë filma apo programe televizive të futura kontrabandë në vend. Sipas raportimeve të rinjtë që janë parë duke praktikuar lëvizje kërcimi në muzikën K-pop janë dërguar në koloni penale. “Njëzet vjet më parë, shumë pak informacione për botën e jashtme hynin në Korenë e Veriut, por tani shumë njerëz atje kanë parë lajme ose shfaqje televizive ose filma nga jashtë”, tha Kim, një anëtare e Freedom Speakers International, organizatë që i ndihmon refugjatët koreano-veriorë të mësojnë anglisht. “Por gjatë vitit të fundit, është e qartë se qeveria po përpiqet shumë të kontrollojë informacionin që po hyn në vend,” tha ajo. “Regjimi është shumë i shqetësuar për këtë sepse kjo i kërcënon ata, dhe vetëm pak ditë më parë dëgjova se një djalë adoleshent ishte ekzekutuar pasi kishte parë një film koreano-jugor”.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”

Gazeta e lajmeve Daily NK me bazë në Seul raportoi në fund të dhjetorit se qytetarët e Koresë së Veriut janë urdhëruar të ndjekin shfaqjet e filmave qeveritarë që tregojnë poshtërimin dhe ndëshkimin publik të njerëzve që janë kapur duke parë filma të huaj. Përmbajtja e huaj është cilësuar nga regjimi si “toksina të rrezikshme që rrënjosin iluzionet për vendet armike dhe paralizojnë ndërgjegjen revolucionare dhe klasore”. Pamjet tregojnë grupe njerëzish që qortohen nga turmat brenda një stadiumi, me kokat e tyre të ulura, teksa me sa duket presin dënimin e tyre publik. Në janar, qeveria e Koresë së Veriut do të miratojë Aktin për Mbrojtjen e Gjuhëve Kulturore të Phenianit, i cili i ndalon qytetarët të përdorin terma të huaj kur flasin apo shkruajnë. Ai gjithashtu do të nxjerrë jashtë ligjit modën dhe modelin e huaj të flokëve, si dhe do të rrisë dënimet për aksesin në mediat joqeveritare.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, tha Kim. “Njerëzit kanë fytyrat e tyre publike dhe mendimet e tyre private, por është gjithnjë e më e rrezikshme t’i ndajnë ato mendime.”/DW

 



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Elbasan/ Plagoset me thikë 26-vjeçari, tre të arrestuar

Durrës/I përvetësuan tokën një personi, burg për ish-juristin e Hipotekës dhe dy të tjerë

Dhunoi mësuesin, vëllai i 13-vjeçares: Motra më tha se e kishte ngacmuar seksualisht

Tepelenë/U dhunua nga disa persona, arrestohet për ngacmim seksual mësuesi i fizkulturës

Greta Thunberg lirohet pas arrestimit në protestën e minierës gjermane

Greta Thunberg lirohet pas arrestimit në protestën e minierës gjermane
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}