Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

2025/03/12 at 6:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA, hyjnë në fuqi tarifat për importet e çelikut dhe aluminit

Të mërkurën hynë në fuqi tarifat e reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut e të aluminit që hyjnë në territorin amerikan. Në këtë mënyrë Uashingtoni u dha fund përjashtimeve që kishin qenë në fuqi, për një numër vendesh aleate.


Vendimi prek importet nga Argjentina, Australia, Brazili, Britania, Kanadaja, Japonia, Meksika, Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian.

“Në gjykimit tim, këto ndryshime janë të domosdoshme për të reduktuar peshën e konsiderueshme e në rritje të importeve të çelikut dhe nënprodukteve të tyre që vijnë nga këto vende, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Presidenti Donald Trump në një deklaratë ndërsa njoftoi tarifat.

Bashkimi Evropian u kundërpërgjigj të mërkurën duke njoftuar se do të vendosë tarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane, duke filluar nga muaji prill.

“Ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fuqishëm se në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët, të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa”, tha në një deklaratë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri australian Anthony Albanese e quajti vendimin e Uashingtonit “krejtësisht të pajustifikuar”, por përjashtoi mundësinë për vendosjen e tarifave reciproke.

“Tarifat dhe përshkallëzimi i tensioneve tregtare janë një formë e vetdëmtimit ekonomik dhe një recetë për rritje më të ngadaltë ekonomike e inflacion më të lartë. Ato paguhen nga konsumatorët. Kjo është arsyeja pse Australia nuk do të vendosë tarifa reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Albanese të mërkurën.

Po sot Kanadaja njoftoi sot se do të vendosë tarifa për 29.8 miliardë dollarë mallra amerikane, që hyjnë në fuqi të enjten në mëngjes. Njoftimi u bë nga ministri kanadez i Financave Dominic LeBlanc.

Tarifat kanadaze synojnë produktet e çelikut, në vlerën e 12.6 miliardë dollarëve, ato të aluminin në vlerën e 3 miliardë dollarë, si dhe mallra shtesë amerikane, në vlerën e 14.2 miliardë dollarëve.

Kanadaja është furnizuesi më i madh i çelikut dhe aluminit për Shtetet e Bashkuara.

Produktet e prekura nga kundër-tarifat e Kanadasë përfshijnë kompjuterë, pajisje sportive dhe produkte prej gize, tha zoti LeBlanc në një konferencë për shtypin.

Ndërkohë dje Presidenti Trump u tërhoq nga vendimi për të dyfishuar tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez, nga 25 në 50%.

Javën e kaluar Presidenti Trump ndezi një luftë ekonomike me Kanadanë, një vend tradicionalisht aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara, si dhe partneri i dytë më i madh tregtar pas Meksikës, duke shpallur fillimisht, e më pas shtyrë me një muaj, tarifat prej 25% ndaj të gjitha produkteve kanadeze.

Presidenti Trump tha se ai po i bën presion Kanadasë që të frenojë më tej fluksin e emigrantëve dhe drogave, kryesisht fentanilit, që hyjnë në territorin amerikan.

Si përgjigje, provinca e Ontarios vendosi një tarifë prej 25% për energjinë elektrike që u shet 1.5 milionë klientëve amerikanë, një vendim që nxiti zemërimin e Presidentit Trump, i cili kërcënoi me dyfishim të tarifave për çelikun dhe aluminin kanadez (nga 25 në 50%).

Por pas bisedimeve, zyrtarët amerikanë dhe kanadezë, ranë dakord të martën të ndryshojnë kurs. Ontario anuloi tarifën mbi energjinë dhe administrata Trump i uli tarifat e çelikut dhe aluminit, sërish në 25%.

Javën e kaluar në një reagim ndaj njoftimeve të Uashingtonit për tarifa Kryeministri kanadez në largim Justin Trudeau njoftoi rritje të tarifave për produktet amerikane.

Mark Carney, kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, tha të martën se synimi i qeverisë të tij të ardhshme do të jetë minimizimi i ndikimit të tarifave në vend.

“Qeveria ime do t’i mbajë tarifat në fuqi derisa amerikanët të tregojnë respekt e të angazhohen në mënyrë të besueshme për tregti të lirë e të ndershme”, tha zoti Carney në një deklaratë.

Presidenti Trump ka nxitur edhe më tej tensionet me Kanadanë duke sugjeruar që vendi të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

“Kjo do t’i zhdukte të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër“, shkruante Presidenti Trump të martën në platformën e tij të medias sociale “Truth Social”.

“Taksat e kanadezëve do të ulen ndjeshëm, ata do të jenë më të sigurt se kurrë më parë, ushtarakisht dhe përgjithësisht. Ata nuk do të jenë më një problem dhe kombi më i madh dhe më i fuqishëm në botë do të jetë më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë – dhe Kanadaja do të jetë një pjesë e rëndësishne e tij”.

Presidenti Trump tha se himni kombëtar kanadez mund të vazhdonte të këndohej “por tashmë duke përfaqësuar një shtet të madh e të fuqishëm brenda kombit (amerikan) më të madh që bota ka parë ndonjëherë!”.

Lufta tregtare e Presidentit Trump me Kanadanë dhe Meksikën ka shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve për ditë të tëra, duke ndikuar jo vetëm tek amerikanët e pasur, por dhe kursimet e shumë investitorëve modestë./VOA



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Çfarë tregojnë të dhënat për luftën në Siri?

Çfarë tregojnë të dhënat për luftën në Siri?

Më i votuari në Primaret e Tiranës, tërhiqet nga gara Hysen Kadiu: Më kishin premtuar të futesha në listën e mbyllur

Më i votuari në Primaret e Tiranës, tërhiqet nga gara Hysen Kadiu: Më kishin premtuar të futesha në listën e mbyllur

Lista e kandidatëve për deputet, ja emrat e propozuar nga PD për Shkodrën, Lezhën, Dibrën dhe Gjirokastrën

Lista e kandidatëve për deputet, ja emrat e propozuar nga PD për Shkodrën, Lezhën, Dibrën dhe Gjirokastrën
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}