Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse nuk hiqet tarifa”

2020/03/10 at 12:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë nëse nuk hiqet tarifa”

Duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe mungesën e një vendimi nga Qeveria e Kosovës për heqjen e taksës, senatori amerikan David Perdue, përmes një shkrimi në Tëitter ka shkruar se në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar a senatori Perdue.

Këto komente vijnë pasi Qeveria e Kosovës, muajin e kaluar vendosi që nga data 15 mars të heq tarifën ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë të senatorit Perdue, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka thënë që raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është special, i përjetshëm dhe duhet të kultivohet.

“Unë mendoj dhe kam besim të plotë që relacioni me SHBA-në nuk do të mbetet pre e tekeve apo aspiratave të një politike të ngurtë dhe elektorale ditore, por do të kemi një fokus të vendimmarrjeve të shpejta, të qarta të kultivimit dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne, të gjithë liderët politik të Kosovës, jemi të zëvendësueshëm. Partneriteti strategjik, i përjetshëm dhe i veçantë me SHBA-në është i përjetshëm. Ai është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe ky vullnet duhet të zbatohet nga të gjithë liderët politik të Kosovës dhe jo që raporti me SHBA-në të cenohet për shkak të një grushti të votave”, tha Thaçi.

Por, këto masa, të cilat çojnë hap pas hapi deri te heqja e taksës me kushte të caktuara, nuk janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, e ka mbështetur deklaratën e senatorit Perdue në Tëitter. Grenell vazhdimisht ka kërkuar që Qeveria Kurti t’i shfuqizojë në tërësi masat tarifore dhe të mundësojë vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Që nga nëntori i vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind nga Qeveria Haradinaj, Beogradi zyrtar ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ju sugjerojmë

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare
Kryesore

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare

17 Korrik, 2025 9:41 am
Meta reagon nga qelia:  Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
Aktualitet

Kërkon zbutjen e masës së sigurisë/ Apeli i Posaçëm vendos sot për Ilir Metën

17 Korrik, 2025 9:35 am
Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish
Bota

Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish

17 Korrik, 2025 9:24 am
Sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje në Currila
Aktualitet

Sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje në Currila

17 Korrik, 2025 9:17 am
Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës
Bota

Presidenti i Sirisë: Mbrojtja e druzëve, prioritet jetik në mes të krizës

17 Korrik, 2025 9:10 am
Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias
Bota

Turqi: Ndalime dhe ndëshkime, valë e re presioni ndaj medias

17 Korrik, 2025 8:58 am
Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 8:49 am
Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për…
Bota

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për…

17 Korrik, 2025 8:33 am
Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet
Aktualitet

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

17 Korrik, 2025 8:27 am
Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar
Aktualitet

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

17 Korrik, 2025 8:23 am
Para
Pezullimi i transportit, Balluku: Vetëm për udhëtarët, jo për mallrat

Balluku: Nga sot ndërpriten lundrimet dhe fluturimet me Italinë

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë

Koronavirusi/ Shkencëtarët kinezë krijojnë robotin që shpëton jetë

TE FUNDIT

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare

67 vite nga “Tana”, filmi që theu tabutë në kinemanë shqiptare
17 Korrik, 2025

Më 17 korrik 1958, publiku shqiptar pa për herë të parë një film tërësisht shqiptar, me aktorë, regjisorë dhe skenaristë...

Lexo më shumë

Kërkon zbutjen e masës së sigurisë/ Apeli i Posaçëm vendos sot për Ilir Metën

Meta reagon nga qelia:  Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
17 Korrik, 2025

Sot në orën 10:00 pritet të zhvillohet në Apelin e Posaçëm seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës. Ish-Presidenti ka kërkuar zbutjen...

Lexo më shumë

Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish

Qeveria gjermane planifikon fabrika të reja gjysmëpërçuesish
17 Korrik, 2025

Qeveria gjermane dëshiron ta bëjë Gjermaninë qendrën kryesore të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Evropë. Qëllimi është të promovojë teknologjitë e...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje në Currila

Sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje në Currila
17 Korrik, 2025

Policia ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com