Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhuron 308 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin

2022/01/11 at 6:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhuron 308 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin

Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë edhe 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 11 janar. Me këtë shumë, vlera totale e ndihmës së SHBA-së që nga tetori për shtetin e shkatërruar nga lufta ka arritur në pothuajse 782 milionë dollarë.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen në ditën e njëjtë kur Kombet e Bashkuara bën thirrje për mbledhjen e 5 miliardë dollarëve ndihmë për Afganistanin gjatë këtij viti, me qëllim që të shmanget katastrofa humanitare.

Ndihma shtesë nga Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të shpërndahet përmes organizatave të pavarura humanitare, që do të ofrojnë strehim, kujdes shëndetësor, ushqim, ujë, shërbime higjienike, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, përmes një deklarate.

Horne po ashtu tha se Uashingtoni do t’i japë Afganistanit edhe 1 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke sjellë në 4.3 milionë numrin e dozave të dhuruara.

“SHBA-ja është e përkushtuar që të mbështesë popullin afgan dhe ne vazhdojmë t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion. Ne qëndrojmë përkrah popullit të Afganistanit”, tha Horne.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se u duhen 5 miliardë dollarë si ndihmë për Afganistanin më 2022, në mënyrë që të parandalojnë katastrofën humanitare.

Kjo është shuma më e madhe që ka kërkuar ndonjëherë OKB-ja, në një thirrje të vetme.

Ajo ka thënë se fondet i duhet për Afganistanin dhe miliona afganë që janë duke u strehuar nëpër vendet fqinje.

Sipas saj, 22 milionë persona brenda Afganistanit dhe 5.7 milionë tjerë që janë zhvendosur në pesë vende fqinje, kanë nevojë për ndihma.

“Po i afrohemi katastrofës së plotë humanitare. Mesazhi im është urgjent: Mos i mbyllni dyert për popullin e Afganistanit”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths.

Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistanin, në gusht të vitit të kaluar, ky shtet është përballur me kaos financiar, inflacion dhe papunësi në rritje.

Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të aseteve të këtij shteti, ndërkohë që edhe ndihmat janë penguar.

Përveç krizës ekonomike, Afganistani është përballur me thatësinë më të rëndë në dekada më 2021.

Pa paketë të ndihmës “nuk do të ketë të ardhme”, ka thënë Griffiths para gazetarëve në Gjenevë./ REL

Etiketa: afganistanshba

Ju sugjerojmë

Kusari-Lila flet për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për shpëtimtarë
Rajoni

Kusari-Lila flet për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për shpëtimtarë

8 Qershor, 2023 5:36 pm
Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës
Rajoni

Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës

8 Qershor, 2023 5:29 pm
Nis kundërofensiva ukrainase, përleshje të ashpra me rusët në Zaporizhzhia
Bota

Nis kundërofensiva ukrainase, përleshje të ashpra me rusët në Zaporizhzhia

8 Qershor, 2023 5:22 pm
Dyshonte se kishin lidhje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin në Itali
Rajoni

Dyshonte se kishin lidhje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin në Itali

8 Qershor, 2023 5:10 pm
Dako në burg, avokati: Nuk u paraqitën prova, do e provojmë që nuk ka kryer vepër penale
Kronikë

Dako në burg, avokati: Nuk u paraqitën prova, do e provojmë që nuk ka kryer vepër penale

8 Qershor, 2023 5:05 pm
Përfundon protesta në Zveçan, situata paraqitet më e qetë
Rajoni

Përfundon protesta në Zveçan, situata paraqitet më e qetë

8 Qershor, 2023 4:56 pm
Nga ndërtimi i pallatit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, zbardhet dosja e Vangjush Dakos
Kronikë

Gjykata le në burg Vangjush Dakon

8 Qershor, 2023 4:47 pm
Bëri tatuazh autografin e Messit në krah, sot e ka shok skuadre
Sport

Bëri tatuazh autografin e Messit në krah, sot e ka shok skuadre

8 Qershor, 2023 4:44 pm
Messi në SHBA, përfitime milionere dhe impakt i jashtëzakonshëm financiar
Sport

Messi në SHBA, përfitime milionere dhe impakt i jashtëzakonshëm financiar

8 Qershor, 2023 4:32 pm
Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor
Rajoni

Vizioni për Asociacionin, Kurti: Do ta konkretizoj kur të ketë pajtueshmëri

8 Qershor, 2023 4:32 pm
Para
Përkeqësimi i kushteve të motit, ARRSH tregon situatën e akseve kombëtare

Temperaturat bien nën 0 gradë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto orë

Itali/ Regjistrohen mbi 220 mijë të infektuar, 294 viktima

Itali/ Regjistrohen mbi 220 mijë të infektuar, 294 viktima

Braho: Në protestën tek selia e PD përveç Alibeajt,do vriteshin Bardhi e Salianji

Braho: Në protestën tek selia e PD përveç Alibeajt,do vriteshin Bardhi e Salianji

TE FUNDIT

Kusari-Lila flet për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për shpëtimtarë

Kusari-Lila flet për draft-statutin e Ramës: S’kemi nevojë për shpëtimtarë
8 Qershor, 2023

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nuk e kanë parë draft-statutin e Asociacionit të...

Lexo më shumë

Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës

Bosnja dënon pesë serbë për krime të kryera gjatë luftës
8 Qershor, 2023

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar pesë ish-policë, serbë etnikë, për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve boshnjakë gjatë...

Lexo më shumë

Nis kundërofensiva ukrainase, përleshje të ashpra me rusët në Zaporizhzhia

Nis kundërofensiva ukrainase, përleshje të ashpra me rusët në Zaporizhzhia
8 Qershor, 2023

Siç ishte paralajmëruar prej disa muajsh, Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj në lindje të vendit për të rimarrë kontrollin...

Lexo më shumë

Dyshonte se kishin lidhje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin në Itali

Dyshonte se kishin lidhje, vjehrri vret nusen dhe dhëndrin në Itali
8 Qershor, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com