Bota

SHBA/ Deputeti qëllohet me snajper


               Publikuar në : 09:24 - 22/08/19 |
Opi Nion

Një deputet ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me një snajper në stacionin Lancaster të Los Angelosit.

Në momentin e atentatit deputeti ndodhej në një parking, ndërsa plumbi e qëlloi atë në gjoks. Fatmirësisht, deputeti kishte veshur një jelek antiplumb i cili i shpëtoi jetën. Por pavarësisht jelek antiplumb, për shkak dhe të kalibrit të plumbit, deputeti mbeti i plagosur.

Dyshime e para të autoriteteve janë se autori ka qenë i fshehur në tek apartamentet e Mental Health America, një strukturë e subvencionuar nga qeveria për njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Sipas autoriteteve, në këto apartamente nuk ka kontrolle dhe mund të futesh lehtësisht.

“Nuk është një situatë e vështirë taktike, nuk ka kontroll se kush hyn brenda ose jashtë ndërtesës dhe ka akoma njerëz brenda”– tha kryetari i Lancaster R. Rex Parris.

Aktualisht deputeti i plagosur ndodhet në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor.Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes apo arsyet që çaun deri në plagosjen e deputetit. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al E.Xh.

Pas