Bota

SHBA bllokon eksportet nga Ksinjiangu i Kinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 15/09/20 |
el ida

Shtetet e Bashkuara urdhëruan zyrtarët kufitarë që të bllokojnë eksportet e veshjeve, pjesëve kompjuterike dhe të disa prodhimeve të tjera, të bëra në rajonin Ksinjiang të Kinës, rajon i banuar me shumicë myslimane. Me këtë veprim, administrata e Donald Trumpit synon t’i bëjë presion Kinës për trajtimin e myslimanëve ujgurë në Ksinjiang.

“Urdhrat për bllokimin e dërgesave “i dërgojnë mesazh të qartë komunitetit ndërkombëtar se ne nuk do t’i tolerojmë praktikat e paligjshme, çnjerëzore dhe shfrytëzuese në zinxhirët e furnizimit në SHBA”, tha Mark Morgan, komisioner i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Kufijve të SHBA-së.

Sipas SHBA-së, autoritetet i shfrytëzojnë personat që jetojnë në këtë rajon për punë të detyruar ose burgim.

Kina besohet se ka ndaluar mbi një milion njerëz nga Ksinjiangu, duke thënë se ata paraqesin rrezik për sigurinë. Kina zyrtare thotë se programet në kampet e tyre 0frojnë trajnim dhe shkollim për punë dhe se janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin dhe kërcënimet e separatistëve por Uashingtoni dhe Pekini janë përplasur vazhdimisht për këto praktika.

SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për abuzim me të drejtat e njeriut./Opinion.al

Pas