Bota

SHBA, babai i merr jetën aksidentalisht vajzës së tij 6-vjeçare


               Publikuar në : 12:38 - 17/07/19 |
el ida

Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur në kokë nga një top golfi në qytezën Orem të Utah në SHBA. Tragjedia e familjes thellohet edhe më, për faktin se ishte pikërisht babai i vogëlushes, personi që goditi topin.

Ai po bënte rutinën e përditshme stërvitore në kompleksin sportiv “Sleepey Ridge Golf Course”, teksa kishte marrë me vete edhe vajzën e tij, e cila po qëndronte brenda në makinën e hapur të golfit, në një cep të kompleksit.

Gjuajtja e topit ka qenë e fortë, e shpejtë dhe ka goditur vogëlushen në kokë. Ajo është derguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve Salt Lake City, por për fat të keq ishte shumë vonë.

Policia lokale mberriti në vendngjarje por pas hetimeve të kryera, nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj babait, pasi ngjarja u konsiderua një aksident fatkeq.

Në historinë e këtij sporti, raste që njihen për ngjashmërinë me këtë incident janë regjistruar në tetor të vitit 2017 dhe shkurt 2018, të dyja raste në SHBA ku topi i golfit i ka sjellë vdekjen dy personave në mënyra krejtësisht aksidentale./Opinion.al

Pas