Sport

De Ligt mbërrin tek Juventusi


               Publikuar në : 12:51 - 17/07/19 |
geliano fataj

Kapiteni i Ajax, Matthijs de Ligt ka mbërritur në Torino për të kompletuar transferimin tek Juventus, një transferim i cili do bëhet për 67.5 milion paund, 70 milion euro.
19-vjeçari pëlqehej dhe u kërkua edhe nga Manchester United, Barcelona, PSG, por holandezi preferoi të vazhdojë karrierën e tij në Seria A.

Ai mbërriti në Torino me avion ‘Jet’ dhe pas mbërritjes deklaroi se është i lumtur që ndodhët këtu.

Matthijs de Ligt debutoi në 2016 dhe fitoi Kampionatin dhe Kupën e Holandës. Në 2017 ishte në finalen e Europa League. Ai ka shënuar 8 gola në 77 ndeshje me Ajaxin, ekipi për të cilin luajti që 9 vjeç dhe në mars të 2018 u bë kapiten./ Opinion.al

Pas