Bota

SHBA akuza Rusisë: Rrëzuan dronin amerikan të paarmatosur në Libi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 08/12/19 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur akuza ndaj Rusinsë, duke deklaruar se ka rrëzuar një dron amerikan të paarmatosur në afërsi të Tripolit në Libi. Sipas ushtrisë së SHBA,  ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar dhe droni është qëlluar nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore.

Komandoja e trupave të SHBA-ve në Afrikë ka kërkuar tërheqjen e mbetjeve të mjetit fluturues. Ngjarja tregon rritjen e rolit të Moskës në Libi, që mbetet akoma një vend i kapluar nga lufta civile, në të cilën mercenarët rusë luftojnë përkrah opozitës.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë pranuar rrëzimin e dronit dhe pohojnë se nuk ishin në dijeni që i përkiste ushtrisë amerikane./Opinion.al

Pas