Kronikë

Ishte larguar pak ditë më parë nga shtëpia, gjendet i vdekur 28-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 08/12/19 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në fshatin Kullaj të Shkodrës.

Mësohet se i riu vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa para disa ditëve. Ndërkohë, nga policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nuk ka konstatuar shenja dhune në trup.

Dyshohet se 28-vjeçari L.B. ka gjetur vdekjen për shkak të mbytjes nga uji.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë. /Opinion.al

Pas