Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfida Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë tifozët kuqezi që do shkojnë në Varshavë

2026/03/24 at 12:42 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sfida Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë tifozët kuqezi që do shkojnë në Varshavë

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Varshavë për të ndjekur ndeshjen ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin ‘PGE Narodowy’. Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme:


Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point.

Orari i hapjes së stadiumit

Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45 dhe ndeshja nis në orën 20:45. Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes. Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme.

Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium

Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Siwca). Pas kontrollit të parë të sigurisë, tifozët duhet të ndjekin hyrjen L, sipas biletës. Personat me aftësi të kufizuara këshillohen të përdorin Gate 1.

Si të shkoni në stadium

Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik. Mund të shkoni me metro, tramvaj, autobus ose tren urban. Distanca në këmbë nga qendra është rreth 35 minuta. Stacionet më të afërta janë: Rondo Waszyngtona dhe Aleja Zieleniecka (autobus dhe tramvaj), Stadion Narodowy (metro), Warszawa Stadion (tren urban)

Parkimi për tifozët shqiptarë

Tifozët që udhëtojnë me makinë ose autobus kanë një zonë parkimi të dedikuar pranë stadiumit. Parkimi ndodhet në rrugën Sokola, me hyrje nga rrugët Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście. Çdo automjet duhet të vendosë në xham një fletë A4 me shkronjën “A”.

Transporti publik falas ditën e ndeshjes

Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë transporti publik falas në Varshavë. Transporti falas është i vlefshëm nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate. Përtej këtij orari duhet të blihen bileta normale.

Hyrja në stadium dhe kontrolli

Çdo tifoz duhet të ketë biletë të vlefshem, pavarësisht moshës. Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi (ID, pasaportë ose patentë). Bileta duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes. Nëse largoheni nga stadiumi, nuk lejohet rikthimi. Telefoni duhet të jetë i karikuar, pasi hyrja bëhet vetëm me biletën në telefon.

Rregullat e sigurisë në stadium

Tifozët dhe sendet personale mund të kontrollohen nga policia dhe stafi i sigurisë. Duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e stafit të stadiumit. Uluni në vendin që tregohet në biletë dhe përdorni hyrjen e përcaktuar.

Objektet e ndaluara në stadium

Ndalohet hyrja me: Fishekzjarre, flakadanë, tymuese apo çdo mjet piroteknik, shishe, kanaçe ose objekte qelqi, Alkool apo substanca narkotike, materiale raciste, politike ose propagandistike, shtylla flamujsh të forta ose më të gjata se 1 metër, spray, substanca të ndezshme ose korrozive, kamera profesionale me lente të mëdha, çanta të mëdha, valixhe apo objekte më të mëdha se 25x25x25 cm, megafonë, vuvuzela, pajisje zhurmuese, laser, topa ose dronë

Ushqim dhe pije në stadium

Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime si hot dog, sallamra, kokoshka dhe pije joalkoolike. Pagesat mund të bëhen me karta VISA ose MasterCard. Për arsye sigurie, tifozët e skuadrës mike duhet të konsumojnë pijet në zonat e korridoreve dhe jo në tribuna.

Pas përfundimit të ndeshjes

Tifozët shqiptarë mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë rreth 10–20 minuta pas përfundimit të ndeshjes. Njoftimi do të bëhet nga spikeri i stadiumit.

Kujdes në qytet

Si në çdo qytet të madh, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me sendet personale për të shmangur vjedhjet.

Rregullat për alkoolin në Poloni

Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar, përveç bareve, restoranteve dhe zonave të licencuara. Personat nën ndikimin e alkoolit mund të mos lejohen të hyjnë në stadium.

Monedha në Poloni

Monedha zyrtare është Zloty polak (PLN). Kartat bankare pranohen gjerësisht në shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Rekomandime për tifozët shqiptarë

Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë. Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet. Për arsye sigurie rekomandohet që simbolet apo ngjyrat kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit. Të gjithë tifozët duhet të ndjekin udhëzimet e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe stafit organizator.

Rregullat ligjore në Poloni

Në Poloni është plotësisht e ndaluar sjellja, posedimi ose përdorimi i mjeteve piroteknike, flakadanëve apo materialeve të rrezikshme në evente masive ose gjatë rrugës drejt stadiumit. Shkelja e këtij rregulli mund të sjellë gjobë, kufizim të lirisë ose dënim me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet. Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar në të gjithë territorin e Polonisë. Ndalohet përdorimi i simboleve që promovojnë nazizmin, komunizmin, fashizmin apo sisteme të tjera totalitare, si dhe çdo material që nxit urrejtje kombëtare, etnike, racore apo fetare. Shkeljet dënohen deri në 3 vjet burg.



Ju sugjerojmë

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Para
Mungesa e ligjit për referendumet, Balla: Do të zhvillojmë tryeza konsultative

Mungesa e ligjit për referendumet, Balla: Do të zhvillojmë tryeza konsultative

Taksat dhe kontrabanda, Berisha rendit 3 faktorët e rritjes së çmimit të naftës

Taksat dhe kontrabanda, Berisha rendit 3 faktorët e rritjes së çmimit të naftës

Izraeli: Do të marrim nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit

Izraeli: Do të marrim nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit
















TE FUNDIT

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
7 Korrik, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”, duke iu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}