TIRANË- Dhjetëra kilogramë drogë kapen çdo ditë në gjithë vendin. Sërish në zonën e Tepelenës janë sekuestruar 140 kg Canabis Sativa në lagjen “Sela” të fshatit Luftinjë. Droga u gjet në dy banesat e vëllezërve Myslym dhe Agim Sela.Policia njofton se Agimi është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim Myslym Sela, si dhe dy djemtë e tij, Gentian dhe Xhevit Sela, për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikëve më bashkëpunim” dhe “Prodhim e Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.