Aktualitet

Cani: Aksioni kundër informalitetit, për të larë borxhet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 31/10/15 |
b.f

TIRANË- Qeveria përmes një aktiviteti ku marrin pjesë ministra dhe biznesmenë po bën bilancin e aksionin dymujor kundër informalitetit në biznes. Ministri Cani u përpoq të sqaronte se gjithçka ishte e mirëplanifikuar nga administrata dhe premtim i fushatës. “Ne patëm një detyrim, duhej të shlyenim detyrimet disa vjeçare të biznesit. E programuam që do shlyheshin në 3 vite, 700 milionë dollare premtuam dhe pothuajse i kemi realizuar, kanë ngelur fare pak dhe ato janë çështje gjyqësore të vogla. Deri në 31 dhjetor, dhe pastaj e mbyllim kapitullin e detyrimeve”, tha Cani.

Duke folur me gjuhën e sifrave të këtij operacioni ndaj bizneseve, Cani tha:
Trokitëm në 59 mijë biznese mbi bazën e një harte dhe u kujtuan që duhet të jesh i regjistruar, të kesh kasë, të lëshosh kupon, të publikosh çmimet, të kesh mallrat e akcizës me pullë të saktë. Ka dhe një kritikë tjetër, që sikur jemi përqendruar tek biznesi i vogël, po ai zë 99 %., vetëm 1 i bie biznesi i madh”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas