Rajoni

Serbia tregon “muskujt” pas vizitës së Vuçiç në Tiranë


               Publikuar në : 19:19 - 10/05/19 |
Opi Nion

Një ditë pas vizitës në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Serbia ka organizuar ditën e sotme një paradë ushtarake në qytetin e Nishit, ku janë ekspozuar armatime të ndryshme.

Në këtë paradë morën pjesë 4000 ushtarë, ku u ekspozuan gjithashtu rreth 300 automjete luftarake, 40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

Gjatë paradës ushtarake presidenti i Serbisë, u shpreh se do i shërbejë vendit për mbrojtje dhe jo për sulm.

“Unë shpresoj se nuk do të duhet të përdorim ushtrinë kundër askujt. E gjithë kjo duhet të shërbejë kryesisht si një pengesë kundër një sulmi.”

Serbia ka investuar në ushtri më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shumë e cila përllogaretit mbi 700 milionë dollarë./ Opinion.al E.Xh.

Pas