Aktualitet

Serbia po mendon të bllokojë Kosovën në UEFA….



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 29/04/16 |
b.f

Mediat serbe e kanë ndier frikën e pranimit të Kosovës në UEFA. Për këtë ata kanë gati planin kundër këtij vendimi

Kongresi i 3 majit në Budapest ka shtuar në rend dite pranimin e Kosovës gjë që ka shtyrë Federatën Serbe që të pengojë këtë.

Serbët planifikojnë që të përdorin taktikën e njëjtë të bllokimit të këtij vendimi, siç bënë në bllokimin e pranit të shtetit të Kosovës në organizatën e njohur, UNESCO.

Sipas gazetës “Politika” Statuti aktual i UEFA’së parasheh që anëtar i organizatës mund të jetë një vend, pavarësia e të cilit është pranuar në OKB, ndërsa në propozimin për ndryshim të statutit është formuluar që anëtar mund të jetë një vend, pavarësia e të cilit është pranuar nga shumica e vendeve evropiane.

Shtëpia evropiane e futbollit çdo dy-tri vjet publikon statutin e ri, që rregullon të drejtat e UEFA-së.

Madje serbët vlerësojnë se kjo është mënyra e vetme e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në FIFA. Kosova synon të bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-s

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas