Bota

Selfie e fundit/ Hedh gruan shtatzënë në greminë për të marr siguracionin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:57 - 20/02/21 |
Opi Nion

Hakan Aysal, 40 vjeç ka realizuar një seflie si kujtim të fundit me gruan e tij, përpara se t’i shkaktojë asaj vdekjen.  Çifti ndodhej me pushime në Luginën e Fluturave në Fetiye, në Turqi, ndërsa pas fotos,  Semra 32-vjecare, shtatzënë në muajin e shtatë ka gjetur vdekjen, pasi i shoqi e ka shtyrë nga një lartësi prej 300 metrash.

Ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe të gjithë menduan se ishte një incident. Por pas dy vitesh hetime autoritetet kanë dalë në përfundimin, se ka qenë bashkëshorti ai që e ka shtyrë gruan, me qëllim përfitimin e siguracionit.

Hakan Aysal tashmë akuzohet për vrasje dhe është arrestuar. Sipas hetuesve ai ka përfituar nga mungesa e dëshmitarëve në ngjarje duke e shtyrë të shoqen nga lartësia për të përfituar siguracionin prej 47 mijë eurosh të cilin e kishte firmosur vetë më parë, në emrin e saj./Opinion.al

 

Pas