Aktualitet

Vaksinimi i personaliteteve,Rama:Ndarje klasore të vaksinosh Tinka Kurtin?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 20/02/21 |
Opi Nion

Nga Fieri Kryeministri Rama ka saktësuar edhe një herë deklaratën e tij për vaksinimin e personaliteteve, që në fakt ngjalli jo pak polemikë.

Duke komentuar gjithë kontestimet publike që ka patur së fundi kjo ide, Rama nuk mbeti pa prekur edhe qëndrimin e presidetit, që e cilësoi diktaturë këtë ndarje. Kryeministri tha se kur ka folur për personalitete e kishte fjalën për persona të moshës mbi 80 vjeç, ndërsa përmendi mes tyre emrin e ish-presidentit Moisiu, kardiologut Anesti Kondili dhe aktores Tinka Kurti.

“Nuk flas për personalitete poshtë kësaj moshe, që hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se vaksinimi për personat mbi 80 vjeç do të nisë të dielën.

“Unë thashë që do ta fillojmë vaksinimin me disa personalitete që i kanë dhënë vendit tonë, dhe i duhet t’i kujtojmë  vetëm kur marrim lajmin e ndarjes së tyre nga jeta? Kemi një mundësi të kujdesemi për ta, duke e filluar vaksinimin për moshën 80 plus, nuk flas për personalitete poshtë kësaj moshe, që hajde të marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë.

Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme thoshte genocid. Presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë.

Është ndarje klasore që një mbi 80 vjeçare si Tinka Kurti ta vaksinosh kur të nisë vaksinimi për të moshuarit? Është diktaturë që të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjeç, Anesti Kondilin p.sh. profesor mjek, njeri që i ka dhënë tërë jetën mjekësisë, studentëve, ndërkohë që është mbi 80 vjeç. Është ndarje klasore, diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun?

Mos harrojmë edhe diçka tjetër, që vaksinimi i tyre është ndihme për fushatën, për të kaluar në stazhin që duhet të vaksinohemi se është gjëja e duhur”, tha Rama./Opinion.al

 

 

 

 

Pas