Kronikë

Sekuestrohet kokainë në Portin e Durrësi, kontejneri vinte nga Ekuadori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 10/04/21 |
Opi Nion

Një sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit ditën e sotme gjatë një operacioni anti-drogë. Sipas burimeve të  Opinion.al kontejner vinte nga Ekuadori, ndërsa nuk është e qartë sasia e lëndës narkotike të gjetur në të.

Ndërkohë, Policia ka bllokuar kontejnerin e dyshuar, teksa po ushtron kontrolle fizike tek kontejnerët në Port.

Pak ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

Pas