Kronikë

Emri i kompanisë/Sasi të madhe kokaine në kontejnerin në Portin e Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 10/04/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sasinë e kokainës së sekuestruar sot në një kontejner në Portin e Durrësit.

Referuar burimeve të Opinion.al, kontejneri me banane i përket kompanisë “Massabi Fruits” e cila i ka magazinat në Kombinat. Kontejeneri ishte nisur nga Ekuadori, ndërsa lënda narkotike është fshehur në travanin e tij, të cilin policia po e sharron për të nxjerr prej aty të gjithë sasinë e kokainës.

Deri më tani thuhet se nga 100 pakot me kokainë të gjetura brenda një kontejneri, peshojnë rreth 200 kg.

Pak ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.

Pas