Aktualitet

Sekuestrohen 41 mijë € në Kakavijë, ku i kishte fshehur 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 09/06/21 |
Opi Nion

Një shumë prej 41.045 euro është sekuestruar në doganën e Kakavijës në Gjirokastër në dalje të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion, që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale F.S., shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Pas