Kronikë

Sekuestrohen 334 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 11/09/21 |
Opi Nion

334 kg kanabis që vinte nga Shqipëria drejtë Greqisë janë sekuestruar gjatë një operacioni anti-drogë në Selanik.

Mësohet se autoritetet greke kanë vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga personat më të rëndësishëm të një grupi kriminal që trafikon drogë nga Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Sipas informacioneve, sasia e kanabisit ishte fshehur në një automjet, por u zbulua pas kontrollit nga autoritetet. Ndërkohë, në Greqi vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës./Opinion.al

Pas